Reagon klubi Tirana: Dhuna ndaj trajnerit Memelli do të dënohet

Reagon klubi Tirana: Dhuna ndaj trajnerit Memelli do të dënohet

358
0
Shares

Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër incidentin e ndodhur këtë të enjte në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Në një reagim të postuar në rrjetet sociale, thuhet se “dhuna verbale dhe fizike e ushtruar ndaj trajnerit të Tiranës U17, nga prindi i një futbollisti ndaj Migen Memellit meriton dhe do të dënohet”.

Klubi thotë se ka marrë menjëherë të gjitha masat për të mbështetur trajnerin Migen Memelli, ndërsa paralajmëron masa të tjera për të mbajtur sa më larg prindërit që jo vetëm dëmtojnë fëmijët e tyre, por cënojnë integritetin e trajnerëve dhe imazhin e një klubi që gjithmonë ka funksionuar si një familje e madhe.

“Probleme të ngjashme janë hasur dhe në të shkuarën dhe KF Tirana ka punuar gjithmonë për të mbajtur larg prindërit nga fëmijët dhe problemet”, e mbyll reagimin Klubi i Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY