Kanë nisur hetimet për tenderin 5.7 mln euro të Ministrisë Brendshme për kontratën e blerjes së kamerave të trupit të punonjësve të policisë. Kallëzimi është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”. Kallëzimi është regjistruar nga task-forca e prokurorisë së kryeqytetit dhe po hetohet nga prokurorja Daniela Sulaj, raporton Abc Neës.
Mësohet se në kallëzim, inspektorët e KLSH kanë renditur emrat e 10 zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe referencave të cilësisë së kamerave.
Në dosjen për të cilën prokurorja Sulaj ka nis kryerjen e veprimeve të para hetimore, thuhet se komisioni i vlerësimit të ofertave dhe referencës nuk kanë respektuar ligjin si në hapjen e procedurave të tenderimit, kriterët e vlerësimit dhe më pas shpalljen e fituesit.
Ky tender, thuhet në dosje, është bërë me prokurim të drejpërdrejt dhe kap shifrën e 5.7 milionë eurove dhe ka nisur zbatimin që në shkurtin e vitit të kaluar.
Në kallëzimin e KLSH-së thuhet se inspektorët kanë konstatuar mangësi në procedurat e tenderimit, në skualifikimin e kompanive të tjera konkuruese, duke shpallur fituese një kompanie e cila ka modifikuar me pjesë të ndryshme kamerat e trupit të policëve.
Veç kësaj, inspektorët thonë në kallëzim, se kamerat e modifikuara nuk arrijnë të transmetojnë on-line, në kohë reale, regjistrimet e tyre, nga trupat e policëve mbajtës apo edhe ato pak makina ku janë instaluar.
Nga ana tjetër, burimet pranë prokurorisë i thanë ABC Neës se janë nisur shkresat e para zyrtare për sekuestrimin e dosjes së tenderit të kamerave të të trupit dhe makinave si dhe po verifikohen të dhënat në Qendrën Regjistrimieve të Biznesit për kompanin fituese.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/