Dalin detaje të reja lidhur me kokën e gjetur të prerë nga një bari në fshatin Karbunarë, të Vlorës.
Ka qenë bariu S. Hoxha, ai që ka gjetur kokën e dekompozuar pa pjesën e trupit, teksa kalonte në rrugë ranë një zone të pyllëzuar.
Ai ka thënë në polici se nuk e ka prekur kokën me dorë, por ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Nga veprimet paraprake, në kafkë kishte një shenjë shpimi, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga një plumb dhe për shkak të dekompozimit, mendohet se viktima është vrarë para tre muajsh.
Ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të trupit. Dyshimet kryesore janë se viktimës i është prerë koka pas ekzekutimit, ose se ajo është shqyer nga kafshët gjatë qëndrimit në zonën e pabanuar ku dhe u gjet kufoma.
Ekzaminimet laboratorike janë ato që pritet të japin më shumë detaje rreth viktimës, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin e viktimës. Gjithashtu kanë nisur verifikimet për të zbuluar nëse kafka i përket ndonjë personi që mund të jetë deklaruar i zhdukur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/