Ernest Dimashi
Prokuroria ka nisur hetimet për tenderin 5.7 milionë euro të Ministrisë së Brendshme, për blerjen e kamerave të trupit për punonjësit e policisë. Nga kjo vlerë, dëmi financiar llogaritet në rreth 2 milionë euro.
Në hetim përfshihen emrat e zyrtarëve të ministrisë së Brendshme, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe referencave të cilësisë së kamerave. Objekt i këtij hetimi është Drejtori i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit Ernest Dimashi, persona të tjerë, specialistë të ndryshëm.
Sipas KLSH, komisioni i vlerësimit të ofertave dhe referencës nuk ka respektuar ligjin si në hapjen e procedurave të tenderimit, kriteret e vlerësimit dhe më pas shpalljen e fituesit.
Prokuroria mësohet se ka nisur shkresat për sekuestrimin e dosjes së tenderit dhe po verifikon të dhënat në Qendrën Regjistrimeve të Biznesit për kompaninë fituese. Hetimet kanë nisur para Vitit të Ri, pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për shkelje të barazisë ne tenderë. Kallëzimi është regjistruar nga Task-Forca e prokurorisë së Tiranes dhe hetimet po kryhen nga prokurorja Daniela Sulaj.
DRONI.al
Ernest Dimashi
Për më shumë mund të lexoni edhe …
KLSH çon në Prokurori zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, do të blejnë 5.7 mln euro kamera trupi
/web/KLSH_con_ne_Prokurori_zyrtaret_e_Ministrise_se_Brendshme_do_te_blejne_5_7_mln_euro_kamera_trupi_32787_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/