FOTO GALERI/ Shkodër, shtohet sipërfaqja e përmbytur, banorët roje natën te...

FOTO GALERI/ Shkodër, shtohet sipërfaqja e përmbytur, banorët roje natën te argjinatura

317
0
Shares

Bashkia e Shkodrës njoftoi këtë të mërkurë se në Njësitë Administrative të përmbytura situata vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur  afro 5 mijë ha dhe 400 shtëpi të rrethuara nga uji.

Ata po bëjnë roje, janë heronjtë e natës. Prurjet kanë dëmtuar argjinaturën e Pentarit këtu në Dajç. Po vendosin thasët me rërë dhe barriera përforcuese. Kështu besojnë se do t’i shpëtojnë një rreziku shumë më të madh nga ai i deritanishëm.

NënShkodra po përjeton orë dramatike. Harta e përmbytjes ka shkuar afro 5 mijë ha. Dhe 400 shtëpi janë të rrethuara nga uji. Dajçi dhe Ana e Malit janë dy prej zonave më të goditura.

Banorët këtu në çdo orë të ditës shikojnë si jeta e tyre po prek fundin. Tentojnë të shpëtojnë ç’të mundin nga gjë e gjallë, por uji tani është pushtet.

“Jena ngushtë me gjënë e gjallë për bagëti. Zoti e bëftë mirë”.

Kryetari i njësisë administrative të Dajçit Gjovalin Darragjati nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e komitetit të emergjencave civile të Shqipërisë për mos shpallje të gjendjes të emergjencës.

“Bashkia e Shkodrës ka kërkuar ka dy javë që të shpallet gjendja e emergjencës , nuk di se kur do ta shpallin gjendjen e emergjencës, duke ditur që janë jashtë funksionit të gjitha rrugët automobilistike, nuk zhvillohet procesi mësimor, ka një kaos”

Në Obot banorët duken të dorëzuar. Varkat shikohen si e vetmja mundësi shpëtimi. Fshat ne Anën e Malit aty ku janë përmbytur 1300 ha dhe janë të rrethuar nga uji 150 banesa

“Gjendja është shumë e vështirë, komunikimi bëhet vetëm me varka, fshati është i rrethuar me ujë , s’të mbyt kanali, por hidrocentrali”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY