VIDEO & VETTING-u/ Nis pastrimi i Drejtësisë, ja gjyqtari i parë që...

VIDEO & VETTING-u/ Nis pastrimi i Drejtësisë, ja gjyqtari i parë që verifikohet

242
0
Shares

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo është gjyqtari i parë i cili del përballë Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit për të dhënë sqarime ne lidhje me shkeljet që i janë konstatuar gjatë procesit të rivlerësimit të figurës së tij.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit përbëhet nga një trup gjykues i përbërë nga Genta Tafa, Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja.

I pranishëm është dhe një vëzhgues ndërkombëtar.

Zoti Lulo përfaqësohet nga avokati Ardian Visha.

Seanca zhvillohet pa kamera por me praninë e gazetarëve.

Lulo është një nga 63 subjektet që iu nënshtruan të parët procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Nga ky proces u tërhoqën pak javë me parë ish- anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeri dhe ish -prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të cilët Komisioni vendosi t’ua ndërpresë vettingun.

Nis pastrimi i Drejtësisë: I pari gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo

Nis pastrimi i Drejtësisë: I pari gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo

Publié par Ora News sur mercredi 21 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY