Itali, lufta ndaj mafias, goditen dy organizata kriminale, arrestohen edhe shqiptarë

Itali, lufta ndaj mafias, goditen dy organizata kriminale, arrestohen edhe shqiptarë

129
0
Shares

Me urdhër të Prokurorisë së Romës, policia italiane ka shkatërruar mëngjesin e sotëm dy organizata kriminale narkotrafikantësh të lidhur me mafian italiane Ndrangheta e Camorra.

Kanë qëne rreth 200 forca policie kanë ekzekutuar në provincën e Romës dhe të Napolit urdhër arrestimin për 19 persona,16 në burg dhe 3 në arrest shtëpiak me akuzën e trafikut të kokainës, pjesëmarrjes në organizim mafioz e armëmbajtje pa leje. Mes të arrestuarve ka dhe shtetas shqiptarë.

Hetimet kanë zbardhur se këto dy grupime kriminale të armatosura e me aktivitet me trafikun drogës vepronin në sinergji me njëra-tjetrën. Njëri prej tyre drejtohej nga Salvatore e Genny Esposito, djemtë e bosit kamorrist Luigi Esposito i njohur me nofkën Naccella. Ndërsa grupi tjetër drejtohej nga Vincenzo Pollito i cili bashkëpunonte me mafian kalabreze Ndrangheta të familjeve Filipone e Gallico të cilat vepronin në provicën e Romës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY