MOTI/ Sinoptikani i njohur grek jep alarmin: Ja me çfarë pritet të...

MOTI/ Sinoptikani i njohur grek jep alarmin: Ja me çfarë pritet të përballet këtë javë Shqipëria

275
0
Shares

Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnautoglou paralajmëron përsëri për një përkeqësim të theksuar të motit ditën e enjte, në shumë territore të Shqipërisë.

“Sidomos zonat që rrezikohen më shumë nga moti i keq, janë ato në kufi me Malin e Zi, Kosovën dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”, ka thënë ai për Top Channel.

Arnaoutoglou parashikon se në Tropojë, Has, Pukë, Mirditë, Kukës e Dibër, reshjet e dëborës mund të shkojnë nga 0.4 deri në 1 metër dhe do të shoqërohen me stuhi të fuqishme. Reshjet sipas tij do të jenë tepër të dendura dhe do të zgjasin gati për 24 orë.

Gjithashtu sinoptikani grek paralajmëron se në shumë rajone të Shqipërisë veriore, qendrore dhe verilindore, do të ketë erëra të fuqishme, të cilat do të arrijnë shpejtësinë nga 100 deri në 120 km në orë, dhe se ky është një fenomen i pazakontë për Shqipërinë, ka thënë ai.

Arnautoglou kishte parashikuar me saktësi edhe përmbytjet e mëdha në Shqipëri, në fillim të dhjetorit të kaluar. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY