Dosja e ish-gjyqtarit në Prokurori, reagon Besnik Imeraj: Që kur këtë punë...

Dosja e ish-gjyqtarit në Prokurori, reagon Besnik Imeraj: Që kur këtë punë e ka marrë në dorë Edi Rama…

181
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.

Ndërkohë i kontaktuar nga Ora News, Besnik Imeraj tha se ky kallëzim është i pabazuar në ligj dhe kushtetutë dhe ka motive politike.

 

“Kjo që po ndodh nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve, çdo gjë është e qartë. Unë jam në rregull dhe nuk kam asnjë problem me ligjin dhe Kushtetutën. Kjo e gjitha është e motivuar politikisht”, u shpreh Besnik Imeraj.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dha dorëheqjen me 31 janar duke e argumentuar motivin me arsye personale.

Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me dekret Nr. Dekretit 8066, datë 22 Mars 2013.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY