EMRI & FOTO/ Dha dorëheqjen nga Kushtetuesja, gjyqtari çohet për ndjekje penale...

EMRI & FOTO/ Dha dorëheqjen nga Kushtetuesja, gjyqtari çohet për ndjekje penale në Prokurori

167
0
Shares

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj i cili dha dorëheqjen në janar të këtij viti, është referuar për ndjekje penale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Mësohet se ky Komision ka referuar pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin për ish-gjykatësin Imeraj.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj”, bën me dije KPK.

Më 31 janar të këtij viti Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen për arsye personale. Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e Vetting-ut.

Rasti i tij është i ngjashëm me atë të kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili edhe pse kishte të drejtë nuk u kthye në sistemin e drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY