EMRI & DETAJE/ Pogradecari i superkërkuar në Itali, shumë i njohur edhe...

EMRI & DETAJE/ Pogradecari i superkërkuar në Itali, shumë i njohur edhe për Policinë shqiptare

182
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar. Erlis Belba ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi ishte pjesë e një organizate kriminale që bënte vjedhje me dhunë.

Ai ishte pjesë e banda famëkeqe, drejtuar nga “Toni i zi” (Antonino Pinto). Në janar të vitit 2016, Erlis Belba u arrestua bashkë me 5 italianë. Preja e fundit e grupit, përpara arrestimit ishte një çantë prej lëkure me vlerë 55 mijë euro.

Çdo pjesëtar i grupit ku bënte pjesë 35-vjeçari kishte detyra të caktuara. Por Erlis Belba ka qe në dhe një emër i njohur për policinë shqiptare. Në vitin 2008, së bashku me Ardian Bregasin kanë tentuar të vrasin një efektiv të FNSH-së.

Ngjarja në atë kohë

Më datën 28. 09. 2008, në rr. “Babë Rexha”, rreth orës 19:00, është tentuar të vritet me anë të një arme luftarake tip “Kallashnikov” shtetasi Artan Metuku, me banim në qytetin e Tiranës dhe polic pranë forcave speciale FNSH, Tiranë. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindjeje të çastit ndërmjet shtetasve Ardian Bregasi, Erlis Belba dhe Artan Metuku. Shtetasi Artan Metuku, i cili është me cilësinë e të dëmtuarit ditën e ngjarjes rreth orës 17.00-17.30, ka qenë në lokalin “Mirlind” që ndodhet në rr. “Babë Rexha” me shtetasit Naim Ruci dhe Sokol Shuka. Ndërkohë, jashtë lokalit kanë parë shtetasin Erlis Belba, së bashku me një shoqen e tij, që kanë filluar të debatojnë dhe më pas shtetasi Erlis Belba po e godiste këtë shtetase.

Duke parë këto veprime, shtetasit Artan Metuku dhe Naim Ruci kanë shkuar afër tyre dhe i kanë pyetur shtetasit e mësipërm nëse kishin ndonjë problem. Pas sqarimit, të dyja palët janë larguar që aty. Më pas, shtetasi Erlis Belba është takuar me të pandehurin Ardian Bregasi dhe e vuri në dijeni të sherrit që kishte ndodhur me të njohurën e tij dhe konfliktin me shtetasin Artan Metuku.

Kur po ktheheshin në banesat e tyre, Ardian Bregasi dhe shtetasi Erlis Belba kanë shkuar më parë tek lokali “Mirlind” ku ishin akoma në kafe shtetasit Artan Metuku, Naim Ruci dhe Krenar Terpollari. Mes këtyre personave ka nisur një grindje në fillim me fjalë dhe më pas duke u goditur me grushte.

Pas këtij momenti, shtetasi Ardian Bregasi është drejtuar në banesën e tij, e cila ndodhej përballë dhe pas tij ka shkuar edhe shtetasi Erlis Belba. Pas disa momentesh, ka dalë nga banesa e tij shtetasi Ardian Bregasi duke mbajtur në dorë një arme automatik që e mbante pa leje të organeve kompetente dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të shtetasit Artan Metuku. Më pas ka dalë shtetasi Erlis Belba.

Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur shtetasi Artan Metuku. Pas kësaj ngjarjeje, i pandehuri Ardian Bregasi dhe shtetasi Erlis Belba janë larguar së bashku me armën e krimit, të cilën i pandehuri e ka hedhur pas disa metrash rrugë dhe vetë është larguar duke iu fshehur organeve të drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY