Barbari mjedisore ne Liqenin e Shkodres!

Barbari mjedisore ne Liqenin e Shkodres!

478
0
Shares
DCIM100MEDIADJI_0023.JPG

Ish-Kryeministri Berisha ka alarmuar sot në lidhje me shkatërrimin e peshkut në liqenin e Shkodrës. Ai ka publikuar një mesazh nga një banor I Koplikut përmes të cilit flitet për peshkim të paligjshmë të peshkut në liqenin e Shkodrës.

Po shfarrosin peshkun me gjenerator, çunat e krimit marrin ryshfetin, shkruan Berisha.

Mesazhi i plotë:

“Pershendetje z.Berisha
Une jam nje qytetar i Bashkise Malesi e Madhe dhe po te shkruaj per te denoncuar abuzimin qe po behet me faunen e liqenit te Shkodres…qe nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 3 te nates 50% e varkave qe kane liçense bejne gjueti te paligjshme me korrent,kemi marre policine ne telefon ne disa raste,as qe e marrin mundimin te vijne,kam degjuar qe marrin 50 mije leke te vjetra nga cdo varke peshkimi ne menyre qe te lejohen te shkaterrojne faunen e nje prej liqeneve me te bukur ne Europe dhe jo vetem…Eshte e dhimbshme te shkosh ne breg te liqenit dhe ta shohesh si zbardhon nga peshqit e ngordhur dhe per me teper tani qe eshte dhe sezoni i riprodhimit qe korrenti (gjeneratori) vret gjithashtu te gjitha vezet qe peshqit leshojne ne breg…Nuk dime se ku te drejtohemi,nuk e kuptoj se si mund te lejohet dicka e tille ne nje shtet qe pretendon te behet pjese e BE-se…Ne ditet ne vijim mund te te dergoj foto dhe video…Publikoje qe ta marrin vesh Shqiptaret se ne çfare vendi jetojme dhe nga kush qeverisemi.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY