FOTO/Si vra Elsi, biznesi i tij në Dibër

FOTO/Si vra Elsi, biznesi i tij në Dibër

627
0
Shares

Vrasja e biznesmenit Elsi Kosiqi në Dibër u bë në orët e mesnatës ndërkohë që janë shumë gjurmë që mund të cojnë policinë drejt autorëve të krimit.

Sikurse mësohet nga hetimet e para autorët e kanë thirrur në emër viktimën dhe e kanë vrarë në oborrin e vilës së tij, me tre plumba në kraharor. Shtëpia e tij, një vilë tre katëshe ndodhet në qendër të Maqellarës, buzë rrugës kryesore.

Nga të dhënat e para, thuhet se Kosiqi sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër në Maqedoni. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët që e kanë ndjekur nga pas e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Policia ka shoqëruar disa persona, midis tyre edhe nga ata që ishin në konflikt me viktimën. Por ende nuk ka një të dyshuar për krimin.

Burimet thanë se Elsi Kosiqi kishte jetuar për vite në Itali dhe me paratë e emigracionit, bashkë me vëllezërit kishin ngritur një hotel në zonën e llixhave në Dibër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY