Manipulohen zgjedhjet ne Universitetin e Mjeksise!

Manipulohen zgjedhjet ne Universitetin e Mjeksise!

131
0
Shares

Studente te mjeksise bojkotuan sot mesimin per te protestuar kunder ndryshimit te regullores se zgjedhjeve te premten qe kaloi, pra vetem kater dite para zgjedhjeve. Ish Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhe nga studentët e mjekësisë që lajmërojnë për një manipulim perfekt të zgjedhjeve të senatit. Rregullorja zgjedhore u ndryshua kater dite me pare per te manipuluar zgjedhjet ishte miratuar me dt 21 dhjetor 2017. Ky eshte nje atentat i vertet ndaj procesit zgjedhor, nje akt i shemtuar siç ishte perdorimi i bandave per zgjedhjen e rektorit te univesitetit te Tiranes, thekson Berisha, dikur pedagog në këtë Universitet.

“Duke denuar nje akt te tille te padenje te Rames, ndrikulles se tij Nikolla iu bej thirrje studenteve dhe pedagogeve te universitetit te mjeksise dhe universiteteve te tjera te bashkohen me studentet e mjeksise ne protesten e tyre te ligjshme per zgjedhje te drejta ne universitetin e tyre”, thekson ish-Kryeministri.

Image may contain: one or more people and outdoor

 

Postimi:

“I nderuar Profesor!

Po ju drejtohemi se pari si ish Profesor i Fakultetit te Mjekesise Tirane.
Sot ai tempull i dijes qe ju mbani mend, eshte kthyer ne vendin ku eshte ngulitur fort diktatura dhe tashme u ka ngelur te marrin edhe frymen e fundit, ate te studenteve.
Ju drejtohemi ju sepse ne cdo dere qe kemi trokitur skemi marr pergjigje.
Universiteti yne i eshte nenshtruar procesit zgjedhor te keshillave studentore dhe eshte miratuar rregullorja zgjedhore qe ne daten 21 dhjetor 2017. Diten e premte kur jemi vetem 4 dite larg dites se zgjedhjeve, mblidhet senati akademik dhe ndryshon rregulloren duke vene ne kontroll gjithe procesin zgjedhor dhe duke ja hequr ate studenteve dhe duke ja kaluar pedagogeve. Duke futur nene te vecanta per te futur kandidat ne gare edhe lse ne 4 ditet e fundit.
Ky eshte nje dhunim i demokracise dhe te drejtave te studenteve dhe ne kemi vendosur te mos hyjme ne zgjedhje.
Do nisim protestat masive dhe do bojkotojme mesimin. Kemi nevoje per ndihmen tuaj.
Me poshte po ju nisim emisionin fiks fare, dokumentin e rregullores se zgjedhjeve dhe vendimin e senatit akademik per prishjen e gjithe procesit.
Ju faleminderit.
Anonim ju lutem.”

No automatic alt text available.

“Përshëndetje Doktor!
Duke ju falenderuar për mundësinë për të ngritur këtë problem, më poshtë po ju nis disa momente nga protesta e mbajtur sot para Fakultetit të Mjekësië Tiranë për ndryshimet e rregullores së Zgjedhjeve, ku dhjetëra studentë bojkotuan mësimin, për të mbrojtur të drejtën e tyre legjitime për një proces të drejtë. Vala e reagimeve do vazhdojë deri në garantimin e plotë të vullnetit të studentëve.
Ju falenderojmë!”

Image may contain: text

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY