Shkodër, nis zhvendosja e familjeve në zonat e përmbytura

Shkodër, nis zhvendosja e familjeve në zonat e përmbytura

153
0
Shares

Vijon të rëndohet edhe më tepër situata nga përmbytjet në zonën e Nën Shkodrës.

Një pjesë e banorëve në këtë zonë, edhe para se të rikthehej shiu ishin nën pushtetin e ujit si pasojë e shkarkimeve të hidrocentraleve të ngritura në Kaskadën e Drinit.

Reshjet kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në orët e pasdites së të dielës dhe zgjidhja për dhjetra familje është vetëm braktisja e shtëpive dhe pronave të tyre e zhvendosja në zonat e sigurta.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Forcat e Armatosura janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve duke shpërndarë ndihma dhe çadra. Vetëm gjatë ditës së hënë, kjo ministri njofton se janë zhvendosur 34 familje, ndërkohë që përparësi i është dhënë edhe zhvendosjes së bagëtive në zonat e prekura nga uji.

Në fshatin Obot kalimi bëhet vetëm me varka. Në këtë njësi janë përmbytur mbi 900 hektarë tokë dhe 920 të tjera në njësinë Bërdicë. Në Gur të Zi ka probleme me rrëshqitjet e tokës si pasojë e reshjeve. Dëmet e shkaktuara tek fermerët janë të mëdha.

Ndërkohë, vetëm në fshatrat fshatrat Shirq, Mushan dhe Darragjat raportohet për të paktën 36 familje totalisht të izoluara nga uji.

Është përmbytur gjithashtu edhe kampi i romëve pranë Prokurorisë së Shkodrës dhe raportohet se Bashkia ka ndërhyrë duke strehuar fëmijët në qendrën komunitare numër 4.

HAPJA E RRUGËS NË FSHATIN E GJORICËS

Rruga e fshatit Goricë në Njësinë Administrative Ana e Malit, është bërë e pakalueshme si pasoje e përmbytjeve. Pas kërkesës së banorëve, ka nisur puna për hapjen e asaj që banorët e quajnë rruga e vjetër e Goricës.Një fadromë e Bashkisë së Shkodrës ka mundësuar hapjen dhe sheshimin e rrugës, e cila tashmë është vënë në shfrytëzim nga banorët e fshatit Goricë.Nesër vazhdon puna për përmirësimin e rrugës me shtrim çakulli për të mundësuar qarkullimin në këtë rrugë për rreth 30 familje.

Publié par Bashkia Shkodër sur lundi 19 mars 2018

KOMUNIKATË E KOMISIONIT TË EMERGJENCAVE CIVILE TË BASHKISË SË SHKODRËS

Situata e krijuar nga përmbytjet në territorin e Bashkisë së Shkodrës vazhdon të përkeqësohet me kalimin e orëve. Sipas parashikimeve të IGJEUM, fatkeqësisht ka të dhëna për precipitim të metejshëm të saj. Kështu, lidhur me rrezikun nga përmbytjet, sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e hënë, dt.19) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të niveleve të ujit dhe RRITJE TË HARTËS SË PËRMBYTJEVE. Nesër (e martë, dt.20) do të vazhdojë RRITJA E PRURJEVE në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë TË RRITEN për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë RRITJE TË PRURJEVE DHE NIVELEVE përgjatë datave 21 dhe 22 Mars 2018. Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet RRITJE E NDJESHME E PRURJEVE duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve.Sa i takon reshjeve, IGJEUM bën me dije se sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) priten reshje në të gjitha qarqet. Reshjet pritet të jenë mesatare në të gjitha qarqet. Në shumicën e qarqeve në disa raste do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet priten të jenë më të dendura gjatë pasdites së sotme. Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 800 m mbi nivelin e detit në veri të vendit.Përvec zonave që janë raportuar të përmbytura, problematike paraqitet situate edhe ne lagjen “Bahçallëk” të qytetit të Shkodrës dhe tek “Harku i Bërdicës”. Duke pare precipitimin e situatës, Komisioni i Emergjencave Civile i Bashkisë së Shkodrës, i sugjeron banorëve në territoret e përmbytura që të jenë të kujdesshëm dhe të sinjalizojnë në çdo moment për çdo problem të mundshëm. Njëkohësisht, i bëjmë thirrje banorëve, bizneseve që të marrin masa për pronat e tyre të luajtshme dhe gjënë e gjallë, ti mbrojnë nga rritja e nivelit të ujit.Bashkia Shkodër për të qënë në çdo moment pranë banorëve të saj, vë në dispozicion edhe numrat e kontakteve:Zyra Operacionale e ngritur pranë Bashkisë Shkodër :Alsaed Sinani 0693377744Erkam Borici 0674069564Administratori Arben Ceni ( 0693200571 )Inspektori i Policisë së zonës – Nazmi Beqiri ( 0694104216 ) Administratori Gjovalin Darragjati ( 0692533896 )Inspektori i Policisë së zonës- Vehbi Nasa ( 0688702958 )Nr . Administratori Aleksander Pashuku ( 0682196455 )Inspektori i Policisë së zonës – Tahir Lekndreaj ( 0673000291)Nr . Administratori Altin Kacaj ( 0673795551 )Inspektori i Policisë së zonës –Ruzhdi Bjarakurtaj ( 0694104290 )Nr . Administratori Vlash Pjetri ( 0673093636 )Inspektori i Policisë së zonës – Ardis Qoqja( 0673146745 )Nr . Administratori Pjerin Marku ( 0694265387 )Inspektori i Policisë së zonës- Ylli Dardha ( 0675509090 )Qyteti Shkodër: Insepktori i Rajonit 1 Fatdrit Asllani ( 0672320555 )Inspektori i Policisë së zonës – Taulant Kurtaj ( 0693890000 )Insepktori i Rajonit 4- Arben Kallaçi ( 0666003026)Jeni të lutur të kontaktoni në çdo kohë që e gjykoni të arsyeshme se është e nevojshme ndërhyrja e strukturave tona, të cilat janë të pranishme pa ndërprerje në territor.

Publié par Bashkia Shkodër sur lundi 19 mars 2018

Njoftimi i ministrise se Mbrojtjes:

Forcat e Armatosura  vazhdojnë të jenë të angazhuar për tu ardhur në ndihmë banorëve të izoluar në zonën e Nënshkodrës me mjete të transportit rrugor dhe varka, shpëndarjes së ndihmave, cadrave dhe seteve për familjen që po evakuohen

Në mënyrë progresive, që prej 5 Marsit e deri tani kanë realizuar: transportimin e 850 personave, mbi 900 pakove ushqimore, 2860 litra ujë, si dhe kanë angazhuar 324 forca.

Gjatë ditës së sotme janë evakuar 34 familje, ndërkohë që prioritet i është dhënë edhe evakuimit të bagëtive në zonat e prekura nga uji.

Bashkia Shkodër: Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha. Pas inspektimeve më të fundit rezulton se në rrugën “Et‘hem Kazazi” ka prezencë uji dhe në një segment rruge ka vështirësi kalimi. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre.

Në lagjen Ajasëm janë rreth 80 dynym tokë e mbuluar nga uji dhe si pasojë 5 familje  të cilat mbajnë rreth 100 krerë bagëti kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit për to.

Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka marrë masat e nevojshme për zhvendosjen e fëmijëve në Qendrën Komunitare Nr 4 dhe po kujdesen për fëmijët me veshmbathje dhe ushqim. Në bashkëpunim me Forcat e Ushtrisë, me dy kamionë po bëhet evakuimi i të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.

Njësia Administrative Dajç:

Deri në këto momente, janë mbi 940 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit: Fshati Mushan (kënetë dhe argjinaturë) 290 ha, fshati Shirq 280 ha, fshati Suka-Dajç (kënetë) 90 ha, fshati Dajç (kënetë) 110 ha, fshati Darragjat 90 ha, fshati Samrisht i Ri 25 ha, fshati Samrisht i Vjetër 20 ha, fshati Pentar 20 ha, fshati Belaj 10 ha , fshati Rrushkull 5 ha, Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:

Foragjere dhe jonxhe 415 ha, Bime dekorative 28 ha, Vreshtë 0,5 ha, Grurë 29 ha

Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit .

Njësia Administrative Ana Malit: Niveli i ujit është rritur me 30 cm krahasuar me një natë më përpara. Në fshatin Obot kalohet vetëm me varka. Është bllokuar kalueshmëria në rrugën e Goricës. Një fadromë do të hapë rrugën në kodër, rrugë e vjetër.

Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje. Nga sipërfaqja e mësipërme, sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha.

Njësia Administrative Bërdicë: janë mbi 530 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë:

Fshati Trush 260 ha, fshati Bërdicë e Madhe 200 ha, fshati Bërdicë e Mesme 100 ha, fshati Bërdicë e Sipërme 70 ha.

Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera.

Njësia Administrative Rrethina: Janë të përmbytura 70 ha tokë e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë. Në fshatin Zues janë të përmbytura 70 ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen  poshtë fshatit Zues dhe 60 ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Nga këto janë jonxhë dhe foragjere 40 ha. Në zonën e Livadheve janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji.

Njësia Administrative Guri i Zi: Konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Specialistët e bashkisë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY