Ministria e Jashtme nuk i dërgon këtë dokument Presidentit Meta

Ministria e Jashtme nuk i dërgon këtë dokument Presidentit Meta

146
0
Shares

Janë dy dokumenta që ende ministra e Jashtme nuk i ka dërguar në Presidencë në lidhje me marrëveshjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. përcaktimi i Ujërave të Brendshme si dhe Vija e Drejtë Bazë e Bregdetit Shqiptar.

Vizion Plus ka mësuar se deri më tani, Ministria e Jashtme, pavarësisht informacioneve voluminoze të dërguara në Presidencë, nuk e ka dorëzuar këtë informacion, pasi sipas tyre, një gjë e tillë nuk ekziston e për këtë arsye, kjo vijë e cila përcakton kufirin e detit territorial të Shqipërisë, nuk është pasqyruar në harta.

Ose më saktë, ajo shkon deri në detin Adriatik dhe ndërpritet aty.

Në ligj përcaktohen qartë ujerat territorial të Shqipërisë, shto këtu dhe faktin që këto kufij janë të përcaktuar që në vitin 1925 me anë të protokollit të Firences, të cilit i është referuar dhe Gjykata Kushtetuese në vendimin për rrëzimin e marrëveshjes së vitit 2009.

Në këto kushte, kur ende nuk ka një saktësim në hartë të kësaj vije, mundësitë janë dy; e para që Presidenti Meta të mos e lëshojë autorizimin deri në plotësimin e kësaj pike dhe e dyta, që sipas burimeve të Vizion Plus është më e arritshme, është që kreu i shtetit të japë autorizimin me kushtin që përpara se palët të ulen në tryezë për negociata, ky material ti jetë vënë në dispozicion negociatorëve dhe Presidentit Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY