Berisha komenton arrestimin e Fran Frrokut: Zbatimi i njeanshem i ligjit

Berisha komenton arrestimin e Fran Frrokut: Zbatimi i njeanshem i ligjit

180
0
Shares
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka sulmuar ashpër sot Kryeministrin Rama dhe prokurorinë pas lirimit të kryetarit të bashkisë Fran Frrokaj. Ai e ka qujatur drejtësinë shqiptare një drejtësi të narkoshtetit.

Komenti i plotë i Berishës:

Pasi u shpall kryegjykates dhe kryeprokuror i vendit, Edvin Kristaq Rama, me urrejtjen e tij primitive aterore, ka ndermarre nje terror te eger kunder opozites se vendit, te cilen ai me gjuhen staliniste te nje krimineli ne pushtet e quajti “ekspertize te genjeshtres”.
Keshtu ai, nderkohe qe bllokoi arrestimin e Saimir Trafikut, iu kthye pasaporta narkoministrit Tahiri, u lirua Sota qe trensportonte parate e krimit te Tahirit, u largua me urgjence per Itali ne kundershtim me ligjet e vendit financieri bandes Tahiri-Habilaj, i dergon ne qeli per qetesim Aldo Bares ndrikullen Gjoni, dhe ne nje kohe kur per ngarkesen me te madhe te kokaines, sipas te gjitha gjasave porositur nga Edvin dhe Olsi Rama, u arrestuan vetem nje puntor dhe nje shofer, kryeprokurori dhe kryegjykatesi Rama, ne nje vale terrori tipike per nje narkoshtet ka arrestuar njeri pas tjetrit me dhjetra zyrtare te opozites.

Me kete rast dua te garantoj qytetaret se ne menyre absolute nuk kam ndermend te mbroje asnjeri qe ka shkelur ligjin dhe se mbetem i palekundur ne bindjen time se çdo njeri qe ka shkelur ligjin duhet te perballet me pasojat. Mirepo para ketij terrori banditesk denoj me ashpersine me te madhe zbatimin e njeanshem te ligjit si varianti i qarte dhe i shemtuar i narkoshtetit diktatorial.

Ne kete kontekst une nuk di si eshte situata e rregjistrimit te pronave tek Rana e Hedhun dhe per pasoje nuk mund te mbaj asnje qendrim perveç mbeshtetjes se ligjit, por perseri denoj dhe nuk mbeshtes kurre zbatimin e tij te njeanshem.

Keshtu, konkretisht, ne rastin e tokave te Spillese, Kavajes, kur kreu i bashkise Rroshi bashke me Kryetarin e PS se Kavajes kane vjedhur me fallsifikim dokumentash qindra hektare toke ne breg te detit ne Kavaje dhe i kane rregjistruar ne emer te kusherinjve te Rroshit dhe Dajes, Rroshi kryetitullari i Bashkise nuk u arrestua!
Perkundrazi, vazhdojne ndertimet ne tokat e vjedhura vetem 40 m nga buze uji i detit! Prandaj ftoj çdo qytetar te shtroje pyetjen; a kemi qartesisht nje standard te dyfishte?

Perveç kesaj, ne rastin Kavaje u arrestua vjehri i kreut te PS Dajes, Cikalleshi per keto vjedhje, sepse ishte drejtues i hipotekes se rrethit. Por çfare ndodhi pas arrestimit te Cikalleshit? Ne menyren me te pabesueshme dhe tejet domethenese, ne vend te tij drejtoreshe e hipotekes Kavaje u emerua fiks vajza e Cikalleshit, qe eshte ne burg per fallsifikim!

Vetkuptohet qe vajza e Cikalleshit u emerua aty per te ndimuar kryeprokuror Ramen duke fshire provat dhe gjurmet e fallsifikimeve ne menyre qe dhe babi te dale sa me shpejte nga burgu.

Pra ne Kavaje, kemi jo vetem fallsifikim dokumentesh, por edhe tentative per prishje provash, si edhe ndertime ne buze uje, pra vijim te perdorimit te produkteve te vjedhjes, siç thuhet, me bashkepronare Edvin dhe Olsi Ramen.

Prandaj dhe arrestimi, nuk them hetimi, i Fran Frrokut eshte veper kriminale e urrejtjes primitive aterore e Edvin Kristaq Rames ndaj opozites per qellime qartesisht politike! Perdorimi i njeanshem, si shpate e partise, i drejtesise nga Edi Rama dhe narkoshteti i tij eshte nje thirrje ne ndergjegjen e çdo shqiptari per tu ngritur dhe hedhur sa me pare ne koshin e plehrave te historise Noriegen e Shqiperise si rrezikun aktual me madhor kombetar te shqiptareve! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY