VENDIMI/ Mblidhet KED, fillon zgjidhja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese

VENDIMI/ Mblidhet KED, fillon zgjidhja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese

178
0
Shares

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, zhvilloi sot, mbledhjen e tij të parë, në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit Nr. 115/2016, “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, më kërkesë të Kryetarit të KED, Artan Broci, drejtuar anëtarëve të këtij këshilli.

Në këtë mbledhje merrnin pjesë anëtarët e zgjedhur të KED…

  1. Artan Broci
  2. Altina Xhoxhaj
  3. Rovena Gashi
  4. Gentjan Trenova
  5. Fajtona Memçaj
  6. Enton Dhimitri
  7. Fatos Qato
  8. Ahmet Jangulli
  9. Vitore Tusha (anëtar zëvendësues)
  10. Shkëlzen Selimi (anëtar zëvendësues)
  11. Sotiraq Lubonja (anëtar zëvendësues)

Gjithashtu mbledhja u zhvillua edhe në praninë e Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca, përfaqësuesve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, deputetët Ulsi Manja dhe Enkeled Alibeaj, përfaqësuesit të Institucionit të Presidencës Bledar Dervishaj si dhe përfaqësuesit të Kryetarit të Kuvendit Genc Gjonçaj.

Objekt i punimeve të kësaj mbledhje ishte konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, marrja në dorëzim e dokumentacionit mbi kandidaturat që kanë aplikuar për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese, si dhe ngritja e një grupi pune për hartimin e rregulloreve për funksionimin e këtij këshilli. Grupi i punës do të përbëhet nga Artan Broci, Altina Xhoxhaj dhe Vitore Tusha.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, autorizoi Kryetarin e tij Artan. Broci, për të bashkëpunuar gjatë këtij procesi, edhe me përfaqësues të misioneve ndërkombëtare që asistojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri si EURALIUS, etj., duke vlerësuar maksimalisht kontributin dhe asistencën e çmuar që kanë dhënë këto misione gjatë fazës së hartimit dhe implementimit të procesit të reformës në drejtësi.

????????????????????????????????????

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY