REPLIKAT/ Komisioni hetimor për Saimir Tahirin nis me “përplasje”

REPLIKAT/ Komisioni hetimor për Saimir Tahirin nis me “përplasje”

189
0
Shares

Nisi punen sot mbledhja e parë e komisionit hetimor për Saimir Tahirin. Mbledhjen e ka hapur kreu i komisionit, demokrati Edi Paloka, duke njoftuar edhe zgjedhjen e sekretares së komisionit.

“Maxhoranca besoj se ka gati kandidaturën për sekretarin e komisionit”, tha Paloka.

Pas tij, fjalën e ka marrë deputetja e PS-së, Felaj, e cila ka deklaruar: “Në mbledhjen e parë të komisionit, ligji e përcakton qartë se cfarë bëhet, kryetari deklaron qëllimin e ngritjes, detyrat e komisionit dhe planin paraprak të hetimit. Hetimi nuk mund të hapet që sot, se duam të dëgjojmë planin paraprak të hetimit dhe pastaj rezervojmë të drejtën të shprehemi”- tha ajo.

Deputeti Sterkaj propozoi emrin e Klotilda Ferhatit si sekretare e cila më pas edhe u votua.

Pas kesaj, mes paleve ka pasur debat per mbledhjen e radhes, per te cilen palet nuk kane qene dakord. Ps ka kerkuar qe mbeldhja e radhes te behet te henen e ardhshme, me te cilen PD nuk ka qene fare dakord.

“Rregullorja eshte standarde, mund te kete ligji nevoje per rishikim, por nuk e kemi ne tagrin per kete. Rregullorja nuk kerkon kohe, po plani paraprak i hetimit ka nevoje per kohe, propozoj qe te vendosim dy dite ne jave, qe te mos kemi mundesi jo ishim, jo nuk ishim. te henave te cdo jave te bejme mbledhjet e komisionit”- tha demokrati Flamur Noka.

Por, me afatin nje jave, nuk ka qene dakord Edi Paloka. ‘Nuk e shoh te arsyeshme, sinqerisht, nje jave per te diskutuar, nuk dua te paragjykoj asgje, as qellimin e kerkeses per ta hstyre nje jave”, tha Paloka.

Bashkim Fino: E para, s’ke si na paragjykon se jemi te barabarte. Duam kohe te shohim rregulloren, komisionet e shkuara kane kaluar edhe tri jave, por une nuk them tri jave. Ne duam ta mbyllim sa me shpejt, edhe tre muaj po pati mundesi.

Bashkim Fino: Koment të diskutimit tim nuk duhet të bëni

Edi Paloka: S’jam këtu të zbatoj porositë e tua, jam kryetar i komisionit për të hetuar një cështje, s’kam dëshirë tu bëj koment, s’ma jep ti të drejtën e fjalës mua se e kam fituar në ‘90

Pjerin Ndreu: Na cakto ditët dhe orët, nuk jemi në zbor, ti filozofon tani.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY