EMRAT & FOTO/ Britani, burg shqiptarëve për 4 milionë paund kokainë

EMRAT & FOTO/ Britani, burg shqiptarëve për 4 milionë paund kokainë

137
0
Shares

Anëtarët e një bande shqiptare të drogës janë dënuar me burg në Britani, pasi autoritetet u gjetën një sasi kokaine me vlerë më shumë se 4 milionë paund.

Kreu i grupit, Mark Gurini u arrestua në një pikë karburanti pranë shtëpisë së tij në Buckhurst Hill, shtatorin e shkuar pas një hetimi të kryer nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Policia Metropolitane.

Oficerët kontrolluan fillimisht makinën e 26-vjeçarit, ku gjetën të fshehur 2 kilogramë kokainë dhe një mjet identifikimi italian të falsifikuar. Ndërsa nga kontrolli në apartamentin e tij në Queens, Gurinit iu gjetën 49 kilogramë kokainë, si dhe prova të tjera që treguan se banda e përdorte pronën si bazë për aktivitetin e tyre kriminal. Ndër to përfshihej një sasi prej 100 mijë paund kesh, një peshore, si dhe pajisje të tjera për paketimin e drogës.

Më herët, po gjatë atij muaji, autoritetet kishin vënë në pranga dy pjesëtarë të tjerë të bandës, shqiptarin Arbian Celaj, 25 vjeç dhe 22-vjeçarin Abubaker Mohamed. Secilit prej tyre iu gjet nga 1 kilogramë kokainë. E gjithë droga e sekuestruar nga ky operacion, përllogaritet se do se kapte vlerën e rreth 4.2 milion paund, nëse do të hidhej në treg.

Të tre të pandehurit u shpallën fajtorë të premten, teksa dolën në gjykatën e Blackfriars. Gurini u dënua me 8 vjet burg, Celaj me 5 vjet, ndërsa Mohamed me 3 vjet heqje lirie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY