Alibeaj tregon debatet ne kryesi: Kjo eshte nevoja akute e PD

Alibeaj tregon debatet ne kryesi: Kjo eshte nevoja akute e PD

187
0
Shares

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka komentuar debatin mes  të PD-së, Lulzim Basha dhe Arben Imamit, i cili nuk pranoi të jetë pjesë e grupit të punës, në mbledhjen e Kryesisë. Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Alibeaj tha se prioritare për opozitën tashmë është bashkimi i energjive, për të larguar qeverinë Rama.

Ai theksoi se ndonëse ka disa të pakënaqur në pjesën elitare të partisë, baza e saj nuk ka përçarje. Alibeaj shtoi se baza e PD kërkon sa më parë të vijë në pushtet, dhe këtë e tregoi edhe protesta e 27 janarit.

Kuvendi i Partisë mblidhet më para se Këshilli, pasi është organi më i lartë vendimmarrës. Është e udhës që të mblidhet organi vendimmarrës, pra sovrani. Pak rëndësi ka kjo në atë që quhet debat politik. Pati fjalë, diskutime jo vetëm nga Imami, por edhe nga persona të tjerë, kritikë, por edhe nga pothuaj 70 % e anëtarëve të kryesisë të zgjedhur apo jo. Të shëndetshme apo jo, kjo mbetet për t’u parë, por ishte një proces normal. Nëse kërkohet një lloj sinergjizimi i të gjitha energjive opozitare për të goditur qeverinë, dhe besoj se të gjithë ata që ishin në atë sallë apo jashtë saj, e donin këtë gjë. Tani ka ardhur momenti që të kuptohet nga të gjithë se në këtë moment prioritet është qëllimi, pra rrëzimi i qeverisë.

Të pjesa elitare e partisë ka disa të pakënaqur, por e rëndësishme në një parti është se si ndihet baza e partisë. Me sa e njoh unë bazën, nuk më rezulton se ka përçarje. Ka një lloj mpakje, ka një lloj mërzi për shkak të rezultatit, por kjo është normale. Nuk ka asnjë lloj zhgënjimi nga baza e partisë, ajo kërkon të vijë sa më parë në pushtet, në qeverisje. 27 janari ishte një provë, e cila testoi edhe ‘temperaturën’ e publikut shqiptar. Ajo ishte shprehja më e qartë e refuzimit të publikut shqiptar ndaj qeverisë”, u shpreh deputeti Alibeaj.

Sakaq, ai ka komentuar edhe qëndrimin e Astrit Patozit.

“Shyqyr Zotit në ’90 fituam një gjë të madhe, zgjedhjen e lirë. Nëse dikush e ndjen se një formacion politik nuk e përfaqëson, të krijojë formacionin e tij politik. Por unë them se sot Patozi është një opozitar. Dhe sot prioritare është bashkimi i çdo energjie kundër qeverisë. Sot po shkojmë me hapa të shpejtë drejt një regjimi totalitar. Nëse ai dhe persona të tjerë kanë kritika, pakënaqësira, ato zgjidhen me mënyra staturore. Kjo ishte edhe ftesa dhe kërkesa e PD, që të përmirësohej statuti”, u shpreh deputeti Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY