EMRAT/ LSI-së nuk i ndalin rrjedhjet, i ikin 4 këshilltarë në Vlorë

EMRAT/ LSI-së nuk i ndalin rrjedhjet, i ikin 4 këshilltarë në Vlorë

220
0
Shares

Katër anëtarë nga Këshilli Bashkiak i Vlorës kanë zgjedhur t’i bashkohen PS-së.

Në një deklaratë për mediat Artemida Luçi, Rajmonda Jaho, Bashkim Begaj dhe Shkëlqim Leska njoftuan vendimin e largimit, pasi duke thënë se LSI nuk mbron më interesat e qytetarëve por interesat personale zyrtarëve të saj.

Gjithashtu, këshilltarët u shprehen kritik për mosdistancimin e LSI-së ndaj çështjes së  financimit rus të Partisë Demokratike. Aktualisht grupi LSI-së në Këshillin e Bashkisë së Vlorës ka mbetur vetëm me një përfaqësues.

“LSI ka humbur integritetin e saj dhe nuk mbron më interesat e njerëzve të thjeshtë por mbron interesat personale të drejtuesve dhe ish-funksionarëve të lartë të saj. 

Konstatojmë se LSI ka konsoliduar një aleancë të dyshimtë duke marrë në mbrojtje një forcë politike të zhytur në interesat të errta antikombëtare të faktuara përmes lidhjeve të fshehta financiare me biznesmenët rus,”-shprehen ata.

Ditët e fundit ka shkuar në 15 numri i të larguarve nga radhët e këshilltarëve të LSI në drejtim të grupeve të PS në bashkitë e Gjirokastrës, Fierit, Elbasanit dhe Vlorës.

Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e LSI-së, por kanë qënë këshilltarët e Partisë Demokratike në Fier të cilët kanë deklaruar se të larguarit kanë shitur dinjitetin e tyre për mbajtur postet e punës të familjarëve të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY