FOTO/ Banka e Shqipërisë hedh në treg monedhën e re, ja ndryshimet

FOTO/ Banka e Shqipërisë hedh në treg monedhën e re, ja ndryshimet

266
0
Shares

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 30 mars 2018, do të hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2016.

Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Në një njoftim të postuar në faqen zytare të Bankës sqarohet se monedha e re do të vijë me emetim të vitit 2016-të dhe me ndryshime drejtëshkrimore.

“Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhën e re do të jetë “2016”, si dhe drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.”

“Monedha e re metalike, me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2016, ka të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me monedhën metalike me vlerë nominale 20 Lekë, emetim i vitit 2012. Duke filluar nga data 30 mars 2018, monedha metalike me vlerë nominale 20 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2016, do të përdoret si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme”, sqarohet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.

20 lekëshi aktual përveç emetimit të vitit 2012, fjalët “LEKE” dhe “SHQIPERISE” i ka me shkronja kapitale “E” dhe jo “Ë” siç do të jetë tashmë në 20 lekëshin e ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY