Kosovë, Kuvendi rrëzon qeverinë e Isa Mustafës

Kosovë, Kuvendi rrëzon qeverinë e Isa Mustafës

107
0
Shares

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 78 vota pro mocionin për rrëzimin e qeverisë së Isa Mustafës.
Ky mocion është iniciuar nga partia opozitare, Nisma për Kosovën dhe është mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e quan “pamflet politik pa asnjë bazë argumentuese” mocionin e mosbesimit.
“Tendencë që dobësitë keqpërdorimet dëmet që janë krijuar nga qeverisjet e kaluara dhe disa individë që e kanë nënshkruar këtë peticion tia veshin kësaj qeverie. Është e papranueshme.  Mund të shërbejë për larje të hesapeve politike. Mocioni ka për  pasojë destabilizimin e vendit përmes krijimit të vakuumit institucional dhe fshehjen e përgjegjësive për aferat e dëmeve shumë milionëshe që i janë shkaktuar këtij vendi. Faktet janë të tjera nga ato që jepen në këtë mocion”, u shpreh kryeministri kosovar, Isa Mustafa.
Krahas 30 nënshkrimeve nga deputetët e tri partive opozitare, mocioni është mbështetur edhe nga 8 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila është në pushtet, si dhe 4 deputetë tjerë, kryesisht të pavarur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY