EMRI & FOTO/ Skandali me pronat Lezhë, arrestohet xhaxhai i Arben Ndokës

EMRI & FOTO/ Skandali me pronat Lezhë, arrestohet xhaxhai i Arben Ndokës

601
0
Shares

Mes të arrestuarve për atë që konsiderohet si skandali me pronat në Lezhë është edhe Gjok Ndoka, Kryetar i Këshillit të Qarkut dhe President i klubit të Besëlidhjes. Gjok Ndoka është xhaxhai i Arben Ndokës, ish-deputetit socialist të Qarkut të Lezhës, që humbi mandatin e deputetit legjislaturën e kaluar për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Një vit më parë, Gjok Ndoka, përfaqësues i PS-së,  mbante postin e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Lezhës, por një lëvizje mes partve të vogla të majta dhe të djathta në këtë këshill, çoi në shkarkimin e tij nga detyra, gjë që më pas u shoqërua me përplasje politike mes palëve.

Arben Ndoka është një nga personat më të rëndësishëm të PS-së në qarkun e Lezhës, madje në zgjedhjet e fundit parlamentare, pavarësisht se nuk ishte përfshirë në listat e kandidatëve për deputet, u angazhua në fushatë në favor të PS-së.

Të arrestuarit janë vënë nën akuzë për shpërdorim detyre pasi akuzohen se kanë tjetërsuar dhe kanë bërë pronë private një sipërfaqe të konsiderueshme ranishte në Shëngjin.

Zyrtarët u arrestuan me urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lezhës me tokat në bregdet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY