EKSKLUZIVE/ Dokumenti, qeveria jep me qera Portin e Sarandës për 2000 dollarë

EKSKLUZIVE/ Dokumenti, qeveria jep me qera Portin e Sarandës për 2000 dollarë

610
0
Shares

Qeveria ka vendour të japë me qera portin e Sarandës. Vendimi është marrë vetëm tri ditë më parë mke propozimin e ministrisë së Infrastrukturës ndërkohë që gara për marrjen me qera të portit do të zhvilloeht pas dy javësh.

Sipas njoftimit të agjencisë së prokurimit publik e cila ka vendosur të hapë garën për qera thuhet se cmimi mujor i qerasë do të jetë rreth 200 mijë lekë të reja për një sipërfaqe si dhe objekte mbi 5 mijë metra katror.

Në njoftimin e qerasë thuhet se hapet gara për dhënien me qera të pasurisë shtetërore“Pjesë të Ambienteve të Portit të Limionit” Sarandë, me sipërfaqe të përgjithshme 5370 m2, nga ku sipërfaqe objekt 90 m2 dhe sipërfaqe funksionale 5280 m2 me vendndodhje në Sarandë,në administrim të Shoqërisë “Porti Detar” SHA, Sarandë”.

Në vijim arsyetohet dhënia me qera. “Dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim dhënien në përdorim të saj, për nxitjen e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës së portit, për rritjen e cilësisë së shërbimeve të mirëmbajtjes të mjeteve detare lundruese,e cila do të sjellë rritjen e punësimit dhe të investimeve në zonën përreth”.

Në vijim njoftohet cmimi dysheme për qeranë, kohëzgjatja e kontratës dhe ndarja e pikëve. “Vlera dysheme për detyrimin e qirasë, për fillimin e konkurrimit, është 229 200 (dyqind e njëzet e nëntë mijë e dyqind) lekë/muaj. Afati i dhënies me qira të kësajpasurie është 20 (njëzetë) vjet. Vlerësimi i ofertave të konkurrentëve do të bëhet me pikët si vijon: Investimi 40 pikë, Punësimi 30 pikë, Tarifa mujore e qirasë 30 pikë. Konkurrimi do të zhvillohet më datën 29.03.2018, në orën 1100, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY