Endri Hasa tregon sekretin e madh që fsheh qeveria për listat

Endri Hasa tregon sekretin e madh që fsheh qeveria për listat

340
0
Shares

Deputeti i Elbasanit Endri Hasa denoncoi skemën sesi qeveria mund të manipulojë listën e familejve me ndihmë ekonomike, duke i përjashtuar ose jo nga lista.
Deputeti Hasa rrëzoi pretendimin e qeverisë se sistemi është i paanshëm, përsa kohë ai menaxhohet nga militantë partiakë si Marsida Haxhiu në Elbasan.

“Nuk është sistemi. Është Marsida, është partia ajo që bën vettingun e atyre që nuk kanë më çfarë mbahen gjallë.”- u shpreh deputeti Hasa.
Ai denoncoi edhe një fakt tjetër sesi ndihma ekonomike po përdoret për interesa elektoralë të PS.

Deputeti Hasa tha se në Librazhd, një bashki që drejtohet nga PS ka rritje pothuajse dyfishe të njerëzve qelë marrin ndihmë. “Nga 1900 familje që trajtoheshin me ndihmë në 2015, tani marrin 3200, ndersa në Bashkinë Përrenjas që nuk drejtohet nga PS ka ulje me 270 persona.”- tha Endri Hasa.

Deputeti i Elbasanit vuri në dukje se qeveria vazhdon të mbajë sekret sistemin e pikëzimit, duke mos e botuar në fletoren zyrtare për të manipuluar dhe përdorur politikisht mjerimin ekonomik te shqiptarëve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY