Katër fuqi botërore kundër Rusisë: Shkeli sovranitetin e Britanisë

Katër fuqi botërore kundër Rusisë: Shkeli sovranitetin e Britanisë

165
0
Shares

Britania e Madhe, SHBA, Francë dhe Gjermani dolën në një deklaratë të përbashkët duke thënë se helmimi i ish-agjentit rus ishte një shkelje e sovranitetit të Britanisë së Madhe nga Rusia, shkruan RT.

Incidenti në të cilin Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan në Salisbury më 4 mars, përfshinin “një agjent nervash ushtarak, të zhvilluar nga Rusia”, thuhet në  deklaratën e lëshuar të enjten.

Të katër vendet thanë se “incidenti ishte sulmi i parë i një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe e kanë quajtur një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar”.

Dokumenti e quajti incidentin “një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar”, duke shtuar se ajo ishte në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike (CWC) dhe të drejtën ndërkombëtare.

Uashingtoni, Parisi dhe Berlini mbështetin pretendimin e Britanisë së Madhe se Moska ishte përgjegjëse për atë që ata e quajtën “sulm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY