DETAJE/ Shpërthimi te dyqani celularëve, rrëfehet pronari: Më erdhi një pako dhe…

DETAJE/ Shpërthimi te dyqani celularëve, rrëfehet pronari: Më erdhi një pako dhe…

220
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që ta lë lërë në burg, Gentian Hoxhën, të arrestuar tre ditë më parë, pasi në dyqanin ku ai punonte shpërtheu një lëndë plasëse. Policia vendosi që ta arrestonte atë kur ai ishte në spital, pasi mbeti i dëmtuar nga shpërthim i një mine që po përgatiste.

Sot gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Hoxhën, i cili akuzohet për ‘Prodhim dhe mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake’.

Në spitalin e Traumës kanë shkuar prokurori Ervin Karanxha dhe gjyqtarja Shefkie Demiraj, të cilët i kanë komunikuar masën e sigurisë Hoxhës.

Ndërkohe vetë i arrestuari ka mohuar akuzat se monton mina me celularë. Ai ka treguar me pak fjalë se çfarë ka ndodhur atë paradite në dyqanin e tij.

“Me erdhi një pako dhe shpërtheu”, mësohet të ketë thënë ai.

Në tavolinën e punës së tij u sekuestruan 3 detonatorë dhe 2 kapsolla të pashpërthyera.

Ekspertët morën edhe monstra nga pluhuri i tritolit, ndërsa të gjitha materialet mësohet se shërbenin për të montuar mina me telekomandë.

Ndërkaq, nga burimet policore mësohet se po verifikohen disa persona që mendohet se kanë lidhje me Hoxhën, ndërsa kjo linjë e bombave me celular ofronte materialin kundrejt një çmimi prej 1500 eurosh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY