EMRI & FOTO/ Shpërthimi në dyqanin e celularëve, arrest me burg për...

EMRI & FOTO/ Shpërthimi në dyqanin e celularëve, arrest me burg për montuesin e minave

135
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Gentian Hoxhën, në dyqanin e celularëve të të cilit pati një shpërthim tre ditë më parë. Hoxha akuzohet se po përgatiste mina me celular, pasi në dyqan iu gjetën kapsolla detonatore.

I riu 34-vjeçar mbeti i plagosur nga shpërthimi që ndodhi në dyqanin e lokalizuar në rrugën “Qamil Guranjaku” në kryeqytet.

Gentian Hoxha ishte duke punuar mbi tavolinë dhe kishte mbyllur qepenin e dyqanit për të mos hyrë njeri. Besohet se për shkak të një pakujdesie të tij, ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse. Atij iu dha ndihma e parë nga kalimtarët e rastit dhe më pas u dërgua në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY