Financieri i Habilajve jep dëshminë në Katania, pritet ti bashkëngjitet provave për...

Financieri i Habilajve jep dëshminë në Katania, pritet ti bashkëngjitet provave për hetimet në Shqipëri

104
0
Shares
Nezar Seitaj

Financieri i “Habilajve”, Nezar Seiti ka dhënë dëshminë tij në Prokurorinë e Katanias.

Sot është mësuar se dëshmia e tij do të përdoret dhe për hetimet që po bëhet në Shqipëri.

Sipas informacioneve nga Krimet e Rënda, kjo dëshmi do të vihet në dispozicion edhe të Prokurorisë për Krimeve të Rënda në Shqipëri, e cila ka nisur prej disa muajsh një hetim për grupn Habilaj dhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ende nuk dihen detajet nga kjo dëshmi e financierit të ‘Habilajve” përballë prokurorëve të Katanias.

Ekstradimi

Është ekstraduar drejt shtetit italian Nezar Seiti, i arrestuar më 19 nëntor në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge.

Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313. “BalkanWeb” mëson se hetimi për Nezar Seitin do vijojë edhe nga Krimet e Rënda. Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, Seiti është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Më herët, gjatë dëshmisë së tij, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie.

Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta. Gjithashtu sipas përgjimeve, Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY