VIDEO/ Ish-Kryeministri Gruevski tentoi bllokimin e votimit, pamjet kur sulmoi Talat Xhaferrin

VIDEO/ Ish-Kryeministri Gruevski tentoi bllokimin e votimit, pamjet kur sulmoi Talat Xhaferrin

155
0
Shares

Tensioni dhe dhuna nuk ka munguar sot në parlamentin maqedonas kur u miratua ligji i gjuhëve për Maqedoninë i cili mundëson përdorimin zyrtar të shqipes në të gjithë vendin.

Përgjatë procesit të votimit, ish-Kryeministri Gruevski ka tentuar të bllokojë votimin dhe ka sulmuar edhe fizikisht kreun e Parlamentit, Talat Xhaferri.

Gruevski, sic duket edhe nga pamjet sulmon me gotë uji Xhaferri dhe më pas tenton të prishë kompjuterin e votimit.

Parlamenti i Maqedonisë e kishte miratuar këtë ligj që në muajin janar me 69 vota, por ai nuk u dekretua nga presidenti Ivanov dhe kjo bëri që ligji të dërgohet sërish në Parlament.

Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve, shihet si një përmbyllje e Marrëveshjes së Ohrit që u arrit në vitin 2001 duke i dhënë fund konfliktit të armatosur mes forcave qeveritare dhe kryengritësve shqiptarë që kërkonin më shumë të drejta në Maqedoni.

Mbi bazë të ligjit të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet e personat juridikë qe ushtrojnë autorizime publike, krahas gjuhës maqedonase do të përdorin edhe gjuhen e përdorur nga 20% e qytetarëve, shqipen.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY