Agron Duka i kundërvihet planit të Kryeministrit për drejtoritë bujqësore

Agron Duka i kundërvihet planit të Kryeministrit për drejtoritë bujqësore

132
0
Shares

Kreu i PAA-së, Agron Duka deklaroi sot se riorganizimi i institucioneve të bujqësisë në qarqe do të shkatëtrojë edhe më shumë insfrastrukturën e bujqësisë. Ai thotë se ndryhsimet e fundit të propozuara nga qeveria për 8 drejtori bujqsie dhe veterinarie e centralizojnë cështjen e bujqësisë duke lënë jashtë vëmëndjes me mijëra fermerë.

“Sot Kryeministri i cilësoi drejtoritë e bujqësisë si struktura të degraduara, inerci e së shkuarës. Mesa duket ka harruar se e shkuara të cilës i referohet është qeveria e tij e parë. Pasi i trajtoi si palçkë elektorale në 2013, disa prej tyre u drejtuan nga persona pa kualifikimin e duhur (midis tyre ish-policë), sot i zhbën me një të rënë lapsi. E ka më të thjeshtë të shkatërrojë Ministrinë e Bujqësisë, sesa të vazhdojë të punësojë në to ish-aleatët.

Ndonëse përpiqet t’i etiketojë Drejtoritë si instiucione komuniste; 4 agjenci shërbimi këshillimor dhe 4 agjenci rajonale të veterinarisë që propozohen, janë shëmbulli më i mirë i komunizmit, sepse centralizojnë pa ndjekur nevojat e fermerëve, të cilët vijojnë të pësojnë eksperimete pa kurrfarë studimi ose mendimi teknik.

Sot, pranë Ministrisë së Bujqësisë, nuk ka një drejtori të veterinarisë;
Sot shërbimi veterinar pranë pushtetit vendor është i cunguar nga vakumi ligjor;
Sot nuk ka ende një skemë të qartë të funksionimit të strukturave veterinare pranë pushtetit vendor.

Dëshira për pushtet ka krijuar një krizë të madhe në riorganizmin e administratës; në disa nivele ka prodhuar bllokimin e qeverisjes, ndërsa në rastin e shërbimit veteriner rreziku është më i madh, pasi cënohet siguria kombëtare dhe integrimi në BE”, deklaron kreu i PAA-së, Agron Duka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY