FOTO & EMRA/ Greqi, këta janë shqiptarët e arrestuar, përdhunuan për 12...

FOTO & EMRA/ Greqi, këta janë shqiptarët e arrestuar, përdhunuan për 12 orë greken në sy të nënës

194
0
Shares

Policia greke ka publikuar identitetin e dy shqiptarëve, të cilët për 12 orë me radhë kanë dhunuar seksualisht një grua greke nën sytë e nënës së saj të moshuar në zonë Peristeri.

Të arrestuar janë Donald Meço lindur në vitin 1990 në Shqipëri dhe Sokol Krasniqi, lindur në vitin 1990 në Shqipëri.

Ndaj tij janë ngritur akuzat e grabitjes dhe dhunimit në bashkëpunim nga prokuroria e Atikës Perëndimore.

Ata u arrestuan më 11 mars të këtij viti.

Mësohet se autorët fillimisht lidhën të moshuarën dhe vajzën e saj 46 vjeçare. Për 12 orë ata i kanë mbajtur të lidhur në banesë dhe kryen marrëdhënie me dhunë me 46 vjeçaren.

Nga ajo që kanë zbuluar hetimet, autorët ishin fqinj të viktimave dhe kishin parë vizitat e tyre të shpeshta në bankë duke tërhequr të holla.

Ata kanë hyrë në apartament nga një dritare e pasiguruar mirë, por kur nuk gjetën para që dëshironin, vazhduan me aktin e tyre të tmerrshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY