DETAJE/ U plagos kur po montonte një minë me celular, ja çfarë...

DETAJE/ U plagos kur po montonte një minë me celular, ja çfarë gjeti e sekuestroi policia te servisi

249
0
Shares

Pronari i dyqanit të celularëve ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm mëngjesin e së hënës, është plagosur teksa po montonte një minë me celular. Eksplozivi ka shpërthyer nga pakujdesia e në këtë mënyrë 34-vjeçari Gentian Hoxha mbeti i plagosur rëndë.

Policia tha dje se i plagosuri është arrestuar me akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit. Sipas Policisë, ambienti ku ndodhi shpërthimi dyshohet se përdorej nga i plagosuri Hoxha për montimin e minave me celularë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët konstatuan kapsolla, fitil zjarrpërcjellës dhe pluhur tritoli. Këto kanë qenë prova të mjaftueshme për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse që shkaktoi shpërthimin, por edhe për të ngritur akuzën ndaj 34- vjeçarit.

Policia pati dyshime për veprimtarinë e jashtëligjshme që kryhej në dyqanin në pronësi të Gentian Hoxhës disa minuta pasi ndodhi ngjarja. Por gjatë mbledhjes së provave u arrit të dokumentohej ngjarja dhe më pas u arrestua i plagosuri në Spitalin e Traumës.

Hoxha e hapi servisin e celularëve para 4 muajsh

Gentian Hoxha, 34-vjeçari që mbeti i plagosur të hënën nga shpërthimi i minës me celular që po montonte vetë në dyqanin e tij, e kishte marrë me qira ambientin ku ndodhi ngjarja, në nëntor të vitit të kaluar.

Ai e kishte regjistruar biznesin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit 4 muaj më parë, saktësisht më 15 janar të vitit 2017.

Si fushë të veprimit të biznesit të tij, ai kishte deklaruar riparimin e aparateve celulare dhe të aksesorëve të tyre. Megjithatë, burime nga Policia thanë se regjistrimi i biznesit të ligjshëm, mund të ketë shërbyer si ambient për kryerjen e veprimtarisë së jashtëligjshme nga ana e 34-vjeçarit.

Ndërsa nuk dihet nëse ai punonte i vetëm apo kishte edhe bashkëpunëtorë për montimin e minave me celular, që mund të shiten nga 700 deri në 1500 euro. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY