AVNI NEZAJ/ Teatri për teatrin dhe kulla në mes

AVNI NEZAJ/ Teatri për teatrin dhe kulla në mes

384
0
Shares
Avni Nezaj

Te vetmit njerez në botë që janë të prirur dhe të detyruar të flasin para të tjerve janë aktorët, artistët e skenës dhe teatrit. Sepse është thjesht profesioni i tyre. Por këta njerëz në Shqipëri nëpërkëmben. U detyruan dje si me të butë e si më lezet që vetëm të dëgjonin si në një leksion studentësh ato çfarë thoshte kreu i qeverisë dhe të tijtë, në një takim të stërzgjatur. Një recitim tipik propagnde të pastër ku ai u mbushi mendjen artistëve se teatri duhet të rrafshohet, pasi u kishte thënë kohë më parë se edhe mund të prishet. Po një gjë ua mbajti sekret aktorëve dje. Nuk u tha vetem se më çfarë do ta shembte, me tritol apo me mjete të rënda. Vetëm kjo nuk u zbulua. Dhe aktorët të gjithë aty, tunden kokat edhe në mohim edhe në pohim. Dhe para se të hynin duket kishin pastruar mirë veshët që të dëgjonin ato që thoshte ‘lideri’, por ndoshta nuk deshen ta kuptonin dhe e lanë ashtu të kalojë në heshtje, edhe protesta edhe, ‘dhimbja e tyre’.

Teatri do të prishet. Po është e vertete që është një godinë e vjeter e prishur dhe e keqmenaxhuar. Por ajo mund të rikonstruktohet siç u bë me dhjetra godina shtetërore apo me dhjetra qendra qytetesh e fshatrash ku kalon pushimet ‘lideri’.

Pra do të ishte një qender Tirane që ofronte një atraksion me shumë të një godine me një arkitekturë të vjeter dhe e rikonstruktuar por që do të shërbente edhe si teater ndonjëherë.

Dhe nese qeverie e ka me kaq qejf një teater të ri, po krejt të ri edhe me kulla edhe pa kulla edhe me beton edhe pa beton, të ndërtojë një tjeter të njomë. Ministrija e ngarkuar për dialogun me artistët mund të propozonte Saukun, Kombinatin, Kamzen apo paksa më në periferi të Tiranës atje ku edhe parkingjet do të kushtonin më lirë dhe ku njerëzit do të shkonin edhe në teatër por edhe në natyrë.

Historia është shumë e trishtë, artistët tani janë në rrugë të madhe. Askush nuk do ti mbrojë pasi ata nuk diten të mbrojnë vehten dhe qeveria jua mori folenë e po shëndërron në një fole gjigante prej betoni ku metri katror do të shitet 3 mijë eruo. Dikush do fitojë para të madhe dhe pasardhësve tanë do tu thuhet se këtu ka qenë një godinë e vjeter teatri. Dhe ai i ardhëshmi, do të thotë se, po ishte koha kur kushtonin kullat e jo kultura. Dhe artistët aty ishin e nuk e mbrojten dot.

Artistët nuk u përballen dot me fatin e tyre dhe tallja më e madhe është se ata u detyruan me një nënqeshje qeveritare që të pranojnë faktin se ketu nuk ka patur kurrë teater dhe kurrë histori arti e skene. Do tu vëmë edhe yjet u tha kreu i qeverisë dhe artistët tunden koken ashtu si zogu që kërkon pak ushqim duke shikuar seriozisht gojën e ushqyesit.

Edhe sot për buken e gojes si dikur, artistët dhe aktorët nuk folën, e disa ndoshta nuk u lejuan të flasin. Nuk bzanë, e vetem shikuan ata që flisin dhe degjuan me vemendje ato që u thanë. Teatari u kthye në një tragjedi, rutinë qeveritare. Pasi ai do të vritet. Do të shkatërrohet, e bashkë më të edhe historia e yjeve të asaj skene dhe diçka e vlerëshme për një qytet modern që edhe mund të ruante traditen dhe historinë e nuk do e vriste atë. Thjeshtë aty nuk do të këtë më teater ku njerëzit edhe mund të takoheshin e shikonin art. Por do të ketë kulla ku njerëzit do takohen për të thenë se ishin tek tetari duke e parë atë nga lart e jo nga poshtë apo përballë siç duhet te jetë normalisht. E gezofshi tetarin e ri aktorë e artistë të vjeter.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY