Berisha komente për Xhorxh Soros: Ja si e përdori Kryeministrin Rama

Berisha komente për Xhorxh Soros: Ja si e përdori Kryeministrin Rama

69
0
Shares

Ish-Kryeministri Berisha komentoi sonte miliarderin Xhorxh Soros duke theksuar se ai nuk është milarderi më i madh por miliarderi numër një në investimin politik.

“Soros ka vendosur miliona për të ndërtuar networkun. Soros është i Sorosit dhe jo i Amerikës, ose më mirë i lidhur me njërin krah të Amerikës”, tha Berisha gjatë një interviste me gazetarin Cim Peka tek syri.net.

“Edi Rama financoi shumë për Edi Ramën dhe ky i fundit u përdor të thotë atë që nuk e pranoi askush ta thotë për Trump”. Sipas Berishës ai deklaroi se do cënohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe vijon ti qëndrojë konseguent kësaj deklarate. Edhe Mateo Renxi bëri fushatë në SHBA për Klinton por zgjodhi fjalët dhe nuk foli si kryeministri shqiptar. “Rama u soll si mercenar i Sorosit”, tha Berisha duke shtuar se ai është peng i Sorosit.

Berisha në vijim tha se opozita shqiptare kanë vendosur raporte të shkëlqyera me administratën e Trump dhe se për këtë ka informacion të sigurtë. Basha dhe Mediu kanë zhvilluar takiem të rëndëishme në Kongres dhe Senat si dhe në administratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY