ZGJEDHJET/ Ambasadori Cutillo: Shqipëria do të mbahet nën vëzhgim

108
0
Shares

Ambasadori italian në Shqipëri Aberto Cutillo, e ka vlerësuar realizimin e reformës në Drejtësi si pikë kyçe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
 “Zbatimi i standardeve evropiane në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit dhe zbatimi faktik i reformës në drejtësi, pas këtyre votimeve do të jenë pika kycce për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”- u shpreh ai. Ambasadori Italian, nënvizoi se për shkak dhe të krizës politike Shqipëria është nën vëzhgim.
Gjatë një konference për zhvillimin e qëndrueshë, ai nënvizoi se për shkak të situatës politike, si Italia ashtu dhe vendet e tjera të BE-së janë duke vëzhguar sjelljen e politikanëve shqiptarë.
Aberto Cutillo : “Shqipëria është një vend kandidat për në Bashkimin Evropian, por që nuk janë hapur ende negociatat, ftesë që mund të niset në fund të këtij viti nëse zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë të rregullt si dhe nëse mbi të gjitha reforma në drejtësi, do të nisë realisht të përkthehet në fakte. Ne e shpresonin që në këtë verë, por për shkak të klimës politike nuk ishte e mundur të përktheheshin në aktet e para ligjore. Por ne shpresojmë që reformat të realizohet pas zgjedhjeve.
Madje, për tensionet politike kanë bërë që Shqipëria të jetë nën monitorim, dhe për këtë Cutillio shprehet se dhe Italia po vëzhgon situatën.
Aberto Cutillo: Jemi në një moment të rëndësishëm. Në datën 18 qershor janë parashikuar zgjedhjet parlamentar. Shqipëria është një vend në monitorim, jo vetëm prej Italisë por dhe prej Bashkimit Evropian, sepse është një vend kandidat për të qenë pjesë e BE. Ndaj dhe vëmendja është në atë çfarë po ndodh, për të parë dhe maturitetin e politikës, që do të vlersëohet në procesin e anëtarësimit.
Megjithatë rezultatet në reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit, Cutillio i konsideron tejet të rëndësishme për zhvillimin e vendit
Aberto Cutillo: Shqipëria po zhvillon reformat ë rëndësishme që janë me rëndësi kombëtare në rradhë të parë, por dhe që i kërkon Bashkimi Evropian, për të bërë progres në disa çështje që janë të rëndësishme në disa sektorë, por më të rëndësishme janë reforma në drejtësi lufta ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit. Shqipëria në korrik ka miratuar ndryshimet në Kushtetutë , që në themel ka reformën në Drejtësi. Besoj se për bizneset dhe qytetarët drejtësia është shumë e rëndësishme për besueshmërinë e një vendi.
Ambasadori Cutillio nënvizoi rëndësinë që ka për Italinë stabiliteti i Shqipërisë. Dhe për këtë ai u shpreh se do të vijoj të japë kontributin e tij.
Zbatimi i standardeve evropiane në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit dhe zbatimi faktik i reformës në drejtësi, pas këtyre votimeve do të jenë pika kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ambasadori italian në Shqipëri Aberto Cutillo, e ka vlerësuar realizimin e reformës në Drejtësi si pikë kyçe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë një konference për zhvillimin e qëndrueshë, ai nënvizoi se për shkak të situatës politike, si Italia ashtu dhe vendet e tjera të BE-së janë duke vëzhguar sjelljen e politikanëve shqiptarë.
Aberto Cutillo : “Shqipëria është një vend kandidat për në Bashkimin Evropian, por që nuk janë hapur ende negociatat, ftesë që mund të niset në fund të këtij viti nëse zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë të rregullt si dhe nëse mbi të gjitha reforma në drejtësi, do të nisë realisht të përkthehet në fakte. Ne e shpresonin që në këtë verë, por për shkak të klimës politike nuk ishte e mundur të përktheheshin në aktet e para ligjore. Por ne shpresojmë që reformat të realizohet pas zgjedhjeve.
Madje, për tensionet politike kanë bërë që Shqipëria të jetë nën monitorim, dhe për këtë Cutillio shprehet se dhe Italia po vëzhgon situatën.
Aberto Cutillo: Jemi në një moment të rëndësishëm. Në datën 18 qershor janë parashikuar zgjedhjet parlamentar. Shqipëria është një vend në monitorim, jo vetëm prej Italisë por dhe prej Bashkimit Evropian, sepse është një vend kandidat për të qenë pjesë e BE. Ndaj dhe vëmendja është në atë çfarë po ndodh, për të parë dhe maturitetin e politikës, që do të vlersëohet në procesin e anëtarësimit.
Megjithatë rezultatet në reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit, Cutillio i konsideron tejet të rëndësishme për zhvillimin e vendit
Aberto Cutillo: Shqipëria po zhvillon reformat ë rëndësishme që janë me rëndësi kombëtare në rradhë të parë, por dhe që i kërkon Bashkimi Evropian, për të bërë progres në disa çështje që janë të rëndësishme në disa sektorë, por më të rëndësishme janë reforma në drejtësi lufta ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit. Shqipëria në korrik ka miratuar ndryshimet në Kushtetutë , që në themel ka reformën në Drejtësi. Besoj se për bizneset dhe qytetarët drejtësia është shumë e rëndësishme për besueshmërinë e një vendi.
Ambasadori Cutillio nënvizoi rëndësinë që ka për Italinë stabiliteti i Shqipërisë. Dhe për këtë ai u shpreh se do të vijoj të japë kontributin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY