Rama prezanton shembjen e Teatrit Kombëtar, lirohet vendi për ngrehinat shumëkatëshe në...

Rama prezanton shembjen e Teatrit Kombëtar, lirohet vendi për ngrehinat shumëkatëshe në krah të pedonales

228
0
Shares

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot shkatërrimin e teatrit kombëtar ekzistues ndërsa prezantoi projektin për Teatrin Kombëtar i cili do ndërtohet mbi rrënojat e tij.

Duke folur në një sallë të kryeministrisë kryeministri Rama tha se do t’i japë Teatrit vendin e merituar me trefishin e sipërfaqes së teatrit të vjetër.

“Ndërtesa do shembet dhe mbi gërmadhat e të shkuarës do ngrihet Teatri i ri Kombëtar. Kushtet e teatrit sot janë poshtëruese për artistët. Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët.

Nga 3 mijë metra katror rrënojë sot, do të kemi 9 mijë metra katror Teatër nesër. Nga një sallë që është sot do të kemi nesër 4 salla. Salla kryesore nga 480 vende që ka sot, do të ketë 620 poltrona nesër”, tha Rama në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, mes të cilëve kishte edhe shumë aktorë të cilët fillimisht e kanë refuzuar idenë e prishjes së godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Teatri i ri Kombëtar, të cilin Kryeministri Rama e quajti shëmbëlltyrë e ambicies sonë për Shqipërinë, parashikohet të ndërtohet në kuadër të një nisme frymëzuese sipas ti,  për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social.

Projekt-Propozimi i prezantuar është punim i studios ndërkombëtare, BIG.  Edhe kësaj here nuk mësohet asgjë rreth mënyrës së përzgjedhjes së kësaj studio ndërsa qytetit i hiqet një nga godinat e vjetra të tij duke u zëvëndësuar me një të re në funksion të babëzisë së ndërtuesve në Tiranë që synojnë gllabërimin pa shpërblim të sipërfaqeve në qendër të qytetit me ortak qeverinë.

Shkatërirmi i ndërtesës së Teatrit ndërkohë liron vend për një rradhë ngrehinash shumëkatëshe në krah të tij që i japin fund qendrës historike të Tiranës ashtu sic ka ndodhur me pothuajse të gjitha qytetet dhe qytezat e vendit përmes programit të Rilindjes urbane.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155641264716523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY