Janë rikthyer sërish temperaturat nën zero gradë në të gjithë vendin. Tirana sonte do të shkojë deri në -3 ndërkohë që përiten probleme të reja me furnizimin me ujë për banorët e pallateve të vjetra që mbajën depozitat jashtë.
Të dhënat e fundit nga Meteoalb tregojnë se temperaturat kanë nisur të ulen ndjeshëm.
“Orët e ardhshme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat më të dendura do të jenë në zonat malore. Parashikohet që nesër të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje bore”,- njofton Meteoalb.
“Deri të dielën, moti do të jetë i kthjellët, por i ftohtë. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme ditën e premte dhe gjatë gjithë fundjavës”, thuhet në parashikim.
Ndërkaq zbutja e kohës nis nga mesi i javës tjetër duke iu rikthyer temperaturave karakteristike mesatare të stinës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/