DETAJE/ Vrasja e biznesmenit, autori dhe viktima një ditë më parë kishin...

DETAJE/ Vrasja e biznesmenit, autori dhe viktima një ditë më parë kishin pirë kafe së bashku

153
0
Shares
Viktima, Memli Begalla

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës mbi vrasjen e biznesmenit Memli Begalla mbrëmjen e 14 shkurtit në kryeqytet ka zbuluar se viktima dhe një nga të dyshuarit janë takuar një ditë para ngjarjes. Sipas prokurorisë, ata kanë pasur një konflikt të hershëm për shkak të mosmbajtjes së një premtimi nga ana e biznesmenit.

Ky takim është zhvilluar në një nga lokalet në rrugën “Sami Frashrëin”, në segmentin që lidh Sheshin Willson me Urën e Lanës pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Sipas hetimeve të prokurorisë së Tiranës rezulton se Begalla ka takuar të dyshuarin Ardian Serezi, me të cilin kishte njohje të mëparshme. Hetimi ka zbuluar konfliktin e interesit të dyve në vitin 2014, kur Serezi ishte prangosur në lidhje me transportimin e një sasie kanabisi. Në deklarimet e tij pas prangosjes, Serezi ka rrëfyer se Begalla i kishte premtuar se do interesohej për daljen e tij nga burgu, por pasi e kishte vizituar 2 – 3 herë nuk ishte interesuar më për të.

Sipas dosjes së prokurorisë, pas daljes nga daljes nga burgu i dyshuari Ardian Serezi ishte munduar të kontaktonte viktimën Memli Begalla.

“Ditët e para të daljes nga burgu Ardiani e ka takuar viktimën, me të cilin kanë biseduar dhe i ka kërkuar ndihmë ekonomike në të holla. Pas këtij takimi viktima Memli ka ndërruar numër dhe Ardiani nuk po arrinte të komunikonte me të”, thuhej në dosje.

Sipas hetuesve, mëngjesin e 13 shkurtit 2018, një ditë para ngjarjes, Serezi e ka pritur biznesmenin pranë banesës së tij, ku edhe janë takuar rreth orës 7:30 dhe kanë konsumuar një kafe në një lokal të zonës.

Pas kësaj bisede, Serezi e ka telefonuar viktimën pasditen e asaj dite si edhe të nesërmen, por pa mundur të komunikojë me të.

Deri në këtë fazë të hetimeve, prokuroria e Tiranës ka dy të dyshuar për ngjarjen, Ardian Serezin dhe Denis Demirin, ndërsa po punohet për identifikimin e një personi të tretë, që dyshohet të ketë ndihmuar autorët e vrasjes.

Ardian Serezi, autori i dyshaur

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY