Qeveria shtetëzon dy fusha nafte ne Fier, mbyllet TransAtlantik Albania

Qeveria shtetëzon dy fusha nafte ne Fier, mbyllet TransAtlantik Albania

215
0
Shares

Qeveria shqiptare përmes ministrit të Energjitikës urdhëroi këto ditë shtetëzimin e dy fushave të nxjerrjes së naftës në Fier duke shënuar edhe rastin e parë të rikthimit në shtetit në krye të kësaj pasurie pas koncensioneve që u dhanë 10 vite më parë.

Shoqëria shtetërore e naftës, Albpetrol sh.a., ka nisur procedurën për marrjen në dorëzim të vendburimit të naftës Gorisht-Kocul, nga kompania TransAtlantik Albania. Në ditët në vijim pritet të fillojë edhe procedura për marrjen në dorëzim të vendburimit Cakran-Mollaj.

Arsyeja e marrjes së këtyre dy vendburimeve nga kompania koncesionare është mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale ku ndër më kryesoret është krijimi i një detyrimi të madh financiar kundrejt Albpetrol sh.a. Ky detyrim kap shifrën 20 milionë dollarë, pjesa thelbësore e të cilit është krijuar gjatë viteve 2008-2013, shkruan monitor.

Tashmë vendburimet e Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt, dy pasuri shumë të rëndësishme naftëmbajtëse, do t’i rikthehen shoqërisë shtetërore, e cili do t’i shfrytëzojë vetë dhe i gjithë fitimi do të kalojë në buxhetin e shtetit. Në 10 vitet e fundit, që kur kanë filluar të aplikohen marrëveshjet me ndarje prodhimi mes Albpetrol dhe Shoqërive Private, Albpetrol ka qenë e vetmja shoqëri që ka deklaruar dhe paguar tatimfitimi në buxhetin e shtetit.

Të gjithë puset në këto dy fusha janë ata të vjetrit, pasi shoqëria TransAtlantik, e cila më parë ka mbajtur emrin Stream Oil and Gas, nuk ka shpuar asnjë pus të ri gjatë 10 viteve të kohëzgjatjes së kësaj kontrate.

Procesi parashikohet të zgjasë disa ditë dhe në përfundim të tij do të rivendosen menjëherë në punë vendburimet dhe do të fillojë prodhimi i naftës. Albpetrol do t’i ofrojë të gjithë punonjësve, shumica e të cilëve kanë qenë edhe më parë punonjës të Albpetrol, kontrata 1-vjeçare punësimi.

Shtetëzimi nuk është i modelit të Venezuelës pasi lidhet me keqmenaxhimin e fushave te naftes. Kompanitë private të naftës në Shqipëri për shkak të kontratave shumë liberale me qeverinë nuk raportonin fitime pasi i mbivendosnin ato tek investimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY