VIDEO & DETAJE/ Vrasja në Fier, flet vëllai viktimës: Dyshimet që kisha...

VIDEO & DETAJE/ Vrasja në Fier, flet vëllai viktimës: Dyshimet që kisha për Albert Zekajn

233
0
Shares
Albert Zekaj, autori i dyshuar

Pak ditë pas gjetjes së trupit të vëllait të tij në një kanal në fshatin Daullas të Fierit pasi është vrarë dhe groposur nga shoku me të cilin ndanin qiranë, vëllai i viktimës ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Në një prononcim për “BalkanWeb”, Donjet Beqiraj ka thënë se ai dyshonte se vëllain ja ka vrarë Albert Zekaj dhe në këtë mënyrë ka kërkuar që të zbardhet çështja.

Ai thotë se vëllai Kreshnik Beqiraj ka debatuar për qiranë e shtëpisë me Albert Zekajn, para se ky i fundit ta vriste dhe më pas ta hidhte në një kanal, ngjarje e ndodhur në qershor të vitit 2016, por trupi është gjetur pak ditë më parë.

 

“Kam kërkuar prej disa kohësh për vëllain tim dhe kisha dyshime të mëdha. Kam bashkëpunuar me policinë dhe dyshoja tek Albert Zekaj, pasi nuk më pëlqente si tip. E kam takuar personalisht Zekajn dhe kisha debatuar me vëllain se pse jetonte me atë në shtëpi. Shpenzimet e shtëpisë i hiqte vëllai im. Vëllai i kishte kërkuar që të largohej nga shtëpia dhe prandaj janë zënë. Autori duhet të thotë të vërtetën se pse ka kryer krimin”, thotë vëllai i viktimës, Donjet Beqiraj.

Autori Albert Zekaj, 32 vjeç është arrestuar dhe gjatë dëshmisë së tij në polici ka thënë se ka qënë i dehur kur ka kryer krimin.

“Atë natë isha në një lokal tek Zogu i Zi në Fier dhe piva. Isha i dehur kur e vrava Kreshnikun, kur pashë që kishte vdekur e groposa”, ka rrëfyer Zekaj 1 vit pas vrasjes.

Kreshnik Beqiraj, viktima

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY