Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përvoja zviceriane, shkolla profesionale drejt metodave moderne të përvetësimit

26/01/2017
Përvoja zviceriane, shkolla profesionale drejt metodave moderne të përvetësimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një metodologji e re për të mësuar aftësi dhe njohuri praktike u prezantua sot tek Tirana Business Park nga projekti me financim zviceran ‘Aftësi për Punë’. Paketa përfshin ‘mësimin e përzier’ ku studentët mësojnë nga një shumëllojshmëri burimesh si mjetet online. Studentët zbatojnë vlerësim të njëri-tjetrit, mësime të bazuara në projekte dhe punë kërkimore.

Gjithashtu një marrëveshje binjakëzimi u nënshkrua midis Shkollës Industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë dhe shkollës zvicerane të biznesit IMD – një institucion model në arsimin professional. Në aktivitet, z. Ben Hutter, Drejtor i IMD, tha se “të dy shkollat do të përfitojnë nga shkëmbimi dhe partneriteti”.

“Përqafimi i ICT dhe sistemeve online sot është një detyrim në çdo shkollë profesionale me qëllim që të përgatisë studentët për një mjedis gjithnjë e më shumë i dixhitalizuar”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf në fjalën e tij.

“Vitin e shkuar ne promovuam arsimin professional dhe filluam të ndërtojmë shkollat e ekselencës. Me qëllim që këto shkolla të ecin me hapin e zhvillimeve më të fundit teknologjike është koha të fokusohemi tek invoacioni”, tha Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi. Ministri gjithashtu përmendi se besimi në sektorin e arsimit professional duhet të rritet krahas punës së qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Gjatë një klase të simuluar “të përzierë” studentët dhe mësuesit treguan se si risitë në mësim mund të zbatohen në praktikë. Studentët e IT nga Lezha demonstruan krijimin e një logoje në vend ndërsa student nga Vlora filmuan dhe montuan një video. Ekspertë të projektit gjithashtu moderuan një debat mbi mënyrat e reja të mësimit.

Paketa ‘Mënyra të reja të mësimit’ do të fillojë me shkollat profesionale në Berat, Lezhë, dhe Vlorë dhe do të synojë të lidhë klasat me punësimin real. E frymëzuar nga modelet e provuara zvicerane, kjo metodë transformon klasën, rolin e mësuesit dhe përfshirjne e studentëve. Me përdorimin e karakteristikave të ICT, ky lloj mësimi përgatit nxënësin për të ardhmen, duke e bërë të mësuarit më tërheqës dhe efficient, me lojëra, punë në grup, mësim individual, projekte dhe e-mësim. Kjo kërkon një ri-përcaktim të rolit të mësuesit, duke iu larguar platformës në qendër të klasës, nga një lector në një lehtësues të mësimit, p.sh. duke u fokusuar në nevojat e studentëve dhe të bizneseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.