TRAGJEDIA & DETAJE/ Kukës, vdes nëna e foshnja në maternitet, flasin familjarët:...

TRAGJEDIA & DETAJE/ Kukës, vdes nëna e foshnja në maternitet, flasin familjarët: La 6 jetimë, duam të zbardhet e vërteta

291
0
Shares

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në maternitetin e Kukësit pas mesnate, në orët e para të ditës së sotme. 40 vjeçarja Nurije Poçi ka humbur jeten teksa priste të sillte në jetë foshnjen e saj. “Kanë vdekur të dy nëna dhe fëmija i porsalindur”, kanë thënë familjarët, ndërsa policia ka heshtur duke mos e bërë publike ngjarjen deri në këto momente (e hënë, ora 14:30).

Gruaja nga fshatrat e Kukësit kishte shkuar për të lindur në maternitet dhe nuk dihen ende rrethanat e vdekjes. Familjarët nuk e terheqin trupin nga morgu pa u bërë autopsia. Ata kërkojnë drejtësi!

Përmasat e tragjedisë rriten kur mëson se gruaja e re që ndërroi jetë ka lënë 6 fëmijë të tjere jetime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY