KQZ paralajmëron partitë: Deklaroni burimet e financimit deri në 31 mars, në...

KQZ paralajmëron partitë: Deklaroni burimet e financimit deri në 31 mars, në të kundërt ja penalitetet

98
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të depozitojnë raportet e burimeve të financimit për partitë politike.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, tha se afati është deri në 31 mars dhe kush e shkel do të gjobitet.

“Raportet duhet të depozitohen nëpërmjet personave përgjegjës sipas formateve të cilat janë miratuar nga KQZ.

Shkelja e afateve të depozitimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitjen e raporteve në shkelje të formateve dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

Afati i dorëzimit të raporteve financiare është data 31 mars 2018”, u shpreh zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY