MOTI/ Kujdes! Ja çfarë pritet sot, qytetet që rrezikohen

MOTI/ Kujdes! Ja çfarë pritet sot, qytetet që rrezikohen

140
0
Shares

Sot priten reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër dhe Lezhë reshjet priten të jenë intesive dhe lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan mesatare deri lokalisht intesive, të shoqeruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve priten gjatë ditës së nesërme.

Permbytjet 

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

(e hënë, dt.12) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit, por me tendencë për RRITJE TË NIVELEVE DHE RREZIKUT ditën (e hënë, dt.12).

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumi Drin.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të pritshme. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve kryesisht përgjatë ditës së hënë.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve

Temperaturat

(e hënë, dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 18 °C
në vendet e ulëta: 10 / 18 °C
në vendet malore: 6 / 16 °C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY