VIDEO & EMRI/ Tiranë, Policia prangos më flagrancë shoferin e dehur të...

VIDEO & EMRI/ Tiranë, Policia prangos më flagrancë shoferin e dehur të autobusit urban

176
0
Shares
Arrestimi i shoferit te autobusit

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet “Blic” përsëri në orët e para të mëngjesit, në pjesën lindore të qytetit të Tiranës. Kontrollet kanë qenë në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobusi i linjës Tufinë – Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku testi i parë rezultoi 0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l. Drejtuesi i autobusit Besnik H., 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Edhe gjatë fundjavës Policia Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor; si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur, pa Leje Drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë e në qendrat e banuara, mosvendosje të rripit të sigurimit , për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shkelje të semaforit, për mosshlyerje të masave administrative, e shkelje të tjera.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti shtetasi J. M., u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh, konkretisht: Nuk i bindet shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë, nuk rregullon shpejtësinë veçanërisht në qendrat e banuara, vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, rezultoi nën efektin e alkoolit ku testi i parë 0.70 mg/l testi i dytë 0.65 mg/l, mjeti me xhama të errësuar si dhe debitor me një masë plotësuese të pashlyer.

Janë tërhequr 75 Leje Drejtimi, ku drejtuesit e automjeteve do dalin në OASH, nga këto :

24 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur,

41 për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara,

10 për shkelje të tjera .

Po gjatë fundjavës janë vendosur 1751 masa administrative nga këto:

– 98 për mosvendosje të rripit të sigurimit

– 180 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit

– 73 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

– 161 për parakalim të gabuar.

– 41 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

– 6 masa për shkelje semafori.

– 4 masa për mungesë të Kontrollit Teknik dhe Siguracion.

Si dhe masat e tjera për parkim të gabuar e shkelje të tjera.

Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë në mënyrë të pandërprerë kontrollet “Blic” dhe të përqëndruara në të gjitha rrugët e Tiranës, duke përdor mjetet logjistike Drager e Radar, si dhe do vijojë kontrollet në brendësi të lagjeve të qytetit për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të cilët kanë shprehur shqetësim për parkimet e gabuara, për mjetet e lënë në rrugë për një kohë të gjatë etj.

Njëkohësit Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar duke i garantuar për reagim të shpejtë e të paanshëm.

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet "Blic" përsëri në orët e para të mëngjesit, në pjesën lindore të qytetit të Tiranës.Kontrollet në funksion të shqetësimeve të qytetarëve për transportin publik, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë kontrollit u konstatua një drejtues autobusi i linjës Tufinë-Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku testi i parë rezultoi 0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l.Drejtuesi i autobusit Besnik H, 52 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.Edhe gjatë fundjavës Policia Rrugore ka konstatuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor; si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur, pa Leje Drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë e në qendrat e banuara, mosvendosje të rripit të sigurimit , për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për shkelje të semaforit, për mosshlyerje të masave administrative, e shkelje të tjera.Gjatë fundjavës janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti shtetasi J.M, u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh, konkretisht: Nuk i bindet shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë, nuk rregullon shpejtësinë veçanërisht në qendrat e banuara, vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, rezultoi nën efektin e alkoolit ku testi i parë 0.70 mg/l testi i dytë 0.65 mg/l, mjeti me xhama të errësuar si dhe debitor me një masë plotësuese të pashlyer.Janë tërhequr 75 Leje Drejtimi, ku drejtuesit e automjeteve do dalin në OASH, nga këto :24 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur,41 për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara,10 për shkelje të tjera .Po gjatë fundjavës janë vendosur 1751 masa administrative nga këto: -98 për mosvendosje të rripit të sigurimit- 180 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit-73 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse-161 për parakalim të gabuar.- 41 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.-6 masa për shkelje semafori.-4 masa për mungesë të Kontrollit Teknik dhe Siguracion. Si dhe masat e tjera për parkim të gabuar e shkelje të tjera.Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë në mënyrë të pandërprerë kontrollet "Blic" dhe të përqëndruara në të gjitha rrugët e Tiranës, duke përdor mjetet logjistike Drager e Radar, si dhe do vijojë kontrollet në brendësi të lagjeve të qytetit për t'ju ardhur në ndihmë banorëve të cilët kanë shprehur shqetësim për parkimet e gabuara, për mjetet e lënë në rrugë për një kohë të gjatë etj.Njëkohësit Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të konstatuar duke i garantuar për reagim të shpejtë e të paanshëm.

Publié par Policia e Shtetit sur lundi 12 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY