Cfarë deklaroi izraeliti në polici, paratë i kam…

Cfarë deklaroi izraeliti në polici, paratë i kam…

160
0
Shares
Foto Ilustruese

49 vjecari Efim Reichman është pyetur në polici menjëherë pas ndalimit në Rinas me një shumë të madhe parash. Izraeliti ka thënë se ka ardhur në Shqipëri për të bërë biznes dhe nuk e dinte se paratë duhet të deklaroheshin. Atij iu gjetën 5 tufa me nga 50 mijë euro të futura në xhep të xhaketës edhe pse fillimisht ka thënë se nuk kishte gjë për të deklaruar.

“Kam ardhur në Shqipëri për biznes dhe nuk e dija që duhet të deklarohen paratë”- ka thënë izraeliti, cituar nga balkan ëeb.

Por kjo nuk është hera e parë që shtetasit izraelitë kapen me shuma të mëdha parash. Para pak ditësh ka ardhur një tjetër çift izralit nga Moska për në Tiranë me 290 mijë euro, por ata i kishin të deklaruara.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare ne hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj  shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues ne Izrael.

Gjatë kontrollit në  bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E. R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri,  iu gjetën një sasi valute në kartemonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane për veprime të metejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale  “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY