Kapet izraeliti me 250 mijë euro, vinte nga Rusia

Kapet izraeliti me 250 mijë euro, vinte nga Rusia

144
0
Shares

Policia Kufitare ka sekuestruar sot një shumë të madhe parash prej 250.000 euro. Paratë iu kapën gjatë kalimit në Rinas një qyterai izraelit Efim Reichman. Sipas policia ai po udhëtonte nga Rusia për në Shqipëri por paratë nuk i kishte deklaruar në doganë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare ne hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj  shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues ne Izrael.

Gjatë kontrollit në  bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E. R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri,  iu gjetën një sasi valute në kartemonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane për veprime të metejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale  “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY